• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Muhamet Rrumbullaku paralajmëron “tërmet” në Policinë e Shtetit

12/10/2022
Muhamet Rrumbullaku paralajmëron “tërmet” në Policinë e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, gjatë flasë së tij në Shkollën e Magjistraturës ka paralajmëruar “tërmet” në radhët e policisë.

Nisur nga situata në të cilën ndodhet vendi dhe ngjarjet kriminale të pazbardhura, Rrumbullaku bëri me dije se ka kërkuar një reformim të plotë të Policisë së Shtetit, sa ligjor, arsimor dhe strukturor.

Qëllimi është krijimi i një trupe të aftë profesionistësh për t’u përballur me krimin dhe për të përmbushur misionin që ka Policia e Shtetit.

Rrumbullaku: Jam i bindur se forcimi i strukturave të hetimit të krimit, është çelësi i suksesit për rritjen e efektivitetit të strukturave të posaçme të luftës kundër krimit të organizuar dhe për dokumentimin me prova ligjore të zbulimit të autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura, si dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Mbështetur në këtë bindje, eksperiencë dhe përvojë, kam kërkuar një reformim të plotë të Policisë së Shtetit, sa ligjor, arsimor dhe strukturor, me qëllim krijimin e një trupe të aftë profesionistësh për t’u përballur me krimin dhe për të përmbushur misionin që ka Policia e Shtetit, krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët e vet, vizitorët dhe turistët që vizitojnë vendin tonë.

Ne jemi të ndërgjegjshëm se institucionet e drejtësisë penale kanë një mision shumë të rëndësishëm, atë të përballjes me krimin e organizuar, i cili nuk kërkon thjesht dhe vetëm pasurimin e disa personave apo grupeve kriminale, por kërkon të sfidojë drejtësinë, rendin e sigurinë dhe të pengojë zhvillimin demokratik të vendit, ndaj është e nevojshme që të kemi oficerë të mirëtrajnuar, të aftë profesionalisht, me integritet të lartë moral dhe profesional, inteligjentë, me kurajo për t’u përballur me krimin, si dhe me aftësi të veçanta në fushën hetimeve penale.

Drejtori i Policisë pranon se në veprimtarinë për sa i përket luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ka nevojë për përmirësim të vazhdueshëm të kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të strukturave të hetimit të krimit.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al