• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mund të fitosh me Edi Ramën, por nuk fiton dot me Amerikën!

29/06/2019
Mund të fitosh me Edi Ramën, por nuk fiton dot me Amerikën!

Nga Skënder Minxhozi/

Të dielën kemi zgjedhje. Ose votime, mund t’i quajmë si të duam. Fakti është se mbi 5000 qendra votimi do të jenë të hapura, për të pritur ata që nuk do i drejtohen plazheve ose që nuk do të protestojnë duke bojkotuar, sharë e shfryrë kundër qeverisë. Engima e parë u zgjidh dhe ka të bëjë me mbajtjen e procesit elektoral të zgjedhjeve vendore.

Se çfarë do të ndodhë me qetësinë dhe rendin publik në zgjedhje, kjo është një çeshtje tjetër, e cila është tejet e komplikuar si për dhunuesit, ashtu dhe për viktimat. Madje për të parët më shumë se për të dytët. E sigurt është se këto zgjedhje, ose më saktë dhuna e mundshme kundër tyre, kanë kompaktësuar si rrallë herë më parë, një “kuadrat” kancelarish e institucionesh, që fillon në Romë, vazhdon në Londër, Bruksel, Paris dhe përfundon aty ku përfundojnë zakonisht të gjitha sherret e andrallat e demokracive të vogla si kjo e jona: në Uashington.

Është e qartë si drita e diellit, se opozita e humbi bastin e madh të prishjes së zgjedhjeve të 30 qershorit. E humbi bujshëm këtë bast edhe Presidenti i Republikës, i cili zbriti në mejdanin e fushatës, madje duke dalë në punë që në orën 5 të mëngjesit, për të pritur miqtë imagjinarë me të cilët do të zgjidhte krizën!

Është një bast i humbur për të gjitha palët anti-zgjedhje, që ka nga pas një llogari të nisur atëhere kur vishnim pallto e doreza, e kur dukej se qeveria Rama i kishte ditët të numëruara. Eshtë një gafë e hatashme, nga ato që djegin gjatë e harrohen me vështirësi, aq më tepër kur janë gafa të përsëritura. Kalkuluan keq reagimin e të huajve për mandatet, kalkuluan keq efektin ngurtësues të reformës në drejtësi mbi proceset politike, kalkuluan keq faktin që s’mund të marrësh lehtë nëpër këmbë një proces zgjedhor. U sollën në vitin 2019, me standartet e viteve ’90!

Entusiazmi i shkurtit, energjia opozitare që grumbulluan mandatet e hedhura në Lanë, mijërat e zhurmshëm të militantëve që opozita sillte me autobusa nga anë e anës, fjalimet e ndezura plot kërcënime, rituali i “rrëzimit të Ramës pas çdo proteste dhe himni i stonuar i kryetarit të opozitës – të gjitha këto tashmë duken si një aksesor i harruar në një cep të dhomës. As frymë popullore, as rrethim të qeverisë, as nxjerrje jashtë të parlamentarëve duke ikur mes shkurreve të Rrugës së Elbasanit.

Përkundrazi, nga kjo rrugë historike e Tiranës, do të vinte ajri i akullt që do të paralizonte gradualisht të gjitha tentativat e opozitës për të shpallur triumfin e kaosit. Mund ta fitosh garën me Edi Ramën, por s’mund ta fitosh asnjëherë garën me Amerikën! Kjo është sentenca e dhimbshme e katër muajve krize mandatesh. Ky është verdikti cinik i rënies së nismës së rradhës të PD-LSI, të cilat kujtuan se kishin ndërtuar rreth maxhorancës furtunën perfekte që do të bllokonte zgjedhjet dhe do të përmbyste pushtetin në tavolinë.

Tani, kur punët ndodhen në zgrip e kur dhuna mbi procesin e votimit është njëherësh e vetmja kartë e mbetur, por edhe e vetmja tabu e paprekshme (siç na kanë thënë dhjetra herë në anglisht këto ditë), kjo dilemë egzistenciale përbën dramën politike të Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Sali Berishës. Të shkojnë deri në fund të rrugës që kanë nisur, apo të kthehen në metrat e fundit. Emocionet ftojnë për variantin e parë, logjika shtyn për të dytin. Sepse siç e thoshte me të drejtë Presidenti të shtunën, “të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por dhe të hënë”. Ndoshta-ndoshta, me zgjuarsinë e tij natyrale, Ilir Meta ka reflektuar i pari për këto muaj. Megjithëse ka ditë që i bën thirrje Ramës që të reflektojë për të kundërtën…/JavaNews

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al