Një program punësimi në Kanada i jep të drejtë të aplikojnë vetëm nënshtetasve grekë e ku natyrisht tashmë i jepet si mundësi edhe mijëra shqiptarëve që e kanë marrë pasaportën greke.
Media greke njoffton se ky program jep të drejtë punësimi për një vit në mënyrë të ligjëshme në çdo sektor të ekonomisë që dëshironi, si dhe në çdo zonë të Kanadasë që zgjidhni ju.
Kriteret për të marrë pjesë në Program
Të jetë 18-35 vjeç
Të ketë pasaportë greke të vlefshme gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Kanada
Të ketë blerë biletë vajtje ardhje
Të ketë të paktën 2500 dollarë kanadez në një llogari bankare
Të ketë mbulim shëndetësorë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Kanada
Të ketë paguar të gjitha kuoatat që nevojiten për të bërë aplikim
Të ketë rekord penal të pastër
Si funksionon programi
Të gjithë të interesuarit duhet bëjnë një kërkesë fillestare për të marrë pjesë në program. Nga të gjithë të interesuarit bëhet përzgjidhja e rastësishme e disa personave. Në rastin që dikush zgjidhet, informohet dhe bën aplikim për një dokument i cili të lejon të marrësh ftesë në Kanada. Në rastin që merr ftesën atëherë shkon në Kanada, ku në hyrje (kufi) kontrollohet dokumentacioni përkatës, dhe nëqoftëse gjithëçka është ok atëherë i jepet OPEN WORK PERMIT.
Kosto-Pagesa
Shërbimet që ofrojmë janë me pagesë. Pagesa varet nga lloji i shërbimit që jeni të interesuar, që nga aplikimi fillestar deri në ndjekjen e plotë të proçedurës të aplikimit Programi nuk është familjar, por personal. Pra nëse përzgjidheni ftesë merr vetëm fituesi ku nuk përfshihet asnjë pjestar i familjes.