• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Myslim Murrizi për rastin e gjyqtares Kapedani: Të bëhet një raport për qejflinjtë e botoksit, ka 13 gjyqtare me fryrje buzësh e rregullim karabinaje

04/06/2021
Myslim Murrizi për rastin e gjyqtares Kapedani: Të bëhet një raport për qejflinjtë e botoksit, ka 13 gjyqtare me fryrje buzësh e rregullim karabinaje

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti Myslim Murrizi foli për videot në “TikTok” të gjyqtares Enkeleda Kapedani.

Murrizi kërkoi që të bëhet një raport i detajuar me gjyqtarët e gjyrtaret që janë “qejflinj të botoksit”, duke iu referuar zonjës Kapedani dhe të verifikohen shpenzimet e tyre.

Murrizi u shpreh se nuk ka ndonjë hata si dridhet një gjyqtare, por se ku i merr paratë për shpenzimet që bën në lidhje me vendimet që merr.

“Dy fjalë për zotin Metani meqenëse më ka ik. I nderuar inspector i lartë i Drejtësisë, nuk mund që të merresh me asnjë Tik Tok të asnjë gjyqtareje të Shqipërisë. Pse nuk mundesh?

Këtu është qelbur burimi, ti kërkon të pastrosh depozitat sipër çatisë. Nga kërkimi më rezulton se më shumë se 50 përqind e magjistratëve, janë punonjëse të zyrave dhe studiove ligjore të pedagogëve që japin mësim tek Magjistratura, janë juristë të administratës shtetërore të përkrahur politikisht dhe më rezulton se janë bij e bija të gjyqtarëve të korruptuar të shkarkuar.

Unë nuk merrem me këto veglat, Tik Tok Instagram. Por jam interesuar.

13 gjyqtare që vetëm kosto financiare, fryrje buzësh, rregullim karabinaje, parakolp dhe prapakolp shkojnë mbi 30-40 mijë euro kur e kanë rrogën…

Shiheni more ju kush është qejfli TikToku, shiheni se keni kapur atë vajzën atje, ah sa ka si ajo, 13 copë. Tik tok Himara, tik tok Dhërmiu, Tik tok Dubai, TikTok Katari. T’i shikosh si janë, dy gisht lecka në kraharor, botoksi i gjallë gjithandej. Nga i gjejnë këto lekë. Sa kushton botoksi, unë nuk e di.

Pra Zoti Metani, atje ku je, ti merr sat ë duash gurkali për të pastruar depozitën, por qelbsillëku juaj të cilin ti ke detyrimin për ta pastruar, fillo tek burimi. Ndaj Komisioni i Ligjeve duhet të kërkojë një raport të detajuar tek drejtori i Magjistraturës. Çdo ditë e më keq.

Të shihen qejflinjtë e botoksit, t’u verifikohet pasuria e integriteti. Unë nuk kam asnjë lloj pengu apo pishmani një person që dridhet. Po si dridhet vetë punë e madhe, por problemi është ku e gjen BMË me timon në krah të djathtë. Ku i gjen rrobet Guçi, sa kushton fryrja e noçkave, në përputhje me rrogën që ka. Nuk kam parë ndonjë gjë të llahtashme tek TikToku i famshëm.”– tha Murrizi.

Related Posts

Zjarret në Delvinë/ Devijohet përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës
Kryesore

Shqipëria në flakë, 8 qarqet me rrezik të lartë për zjarre në fundjavë

07/08/2026
Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën në aksident tragjik, flet shoferi grek: Tentova të manovroja, por…
Kryesore

Nënë e bir nga Shqipëria humbën jetën në aksident tragjik, flet shoferi grek: Tentova të manovroja, por…

07/08/2026
Kryesore

U kapën ‘në pritë’ duke u përgatitur për vrasje, Gjykata e Sarandës vendos masat për 5 të arrestuarit

07/08/2026
Situatë e pazakontë në Kakavijë, gra e fëmijë presin në diell për ta kaluar kufirin, radhë kilometrike (VIDEO)
Kryesore

Radhë e gjatë në Kakavijë, pala greke punon me ritëm të ulët

07/08/2026
Aksident në rrugën drejt Malit të Tomorrit, makina del nga rruga, 6 të plagosur
Kryesore

Aksident në rrugën drejt Malit të Tomorrit, makina del nga rruga, 6 të plagosur

07/08/2026
Gruaja dhe djali vdiqën në aksidentin tragjik, flet shqiptari në Greqi: Humba gjithçka!
Kryesore

Gruaja dhe djali vdiqën në aksidentin tragjik, flet shqiptari në Greqi: Humba gjithçka!

07/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vala e të nxehtit dhe rreziku nga temperturat e larta/ Shenjat që nuk duhen neglizhuar, si të shmangim lodhjen nga nxehtësia

Vala e të nxehtit dhe rreziku nga temperturat e larta/ Shenjat që nuk duhen neglizhuar, si të shmangim lodhjen nga nxehtësia

07/08/2026
Zjarret në Delvinë/ Devijohet përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës

Shqipëria në flakë, 8 qarqet me rrezik të lartë për zjarre në fundjavë

07/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al