• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Na fal Enver, ne nuk bëmë dot Shqipëri më të mirë

31/08/2020
Na fal Enver, ne nuk bëmë dot Shqipëri më të mirë

Nga Amarildo Pregapuca

Jam ai djali rebel i Tiranës, ai që flokët kërkonte t’i mbante të gjata, që vishte xhinse kauboj dhe dëgjonte Beatles, Queen, Deep Purple, Scorpions. Jam ai djali që emrin s’e kisha Muharrem, Beqir, Mahmut, Qirjako, pavarësisht se babën ma quanin Eqerem.

Jam ai djali që ironikisht përdorte epitetin “tirons” për të gjithë ata tip sekretarësh partie që “Mirmëngjes” t’u thoshe “Të na rrojë partia” të përgjigjeshin me dialekte gjithfarësh, teksa të binte rasti të ndesheshe me ta nëpër ndërmarrje apo lagje të Tiranës, në universitete apo në xhiron e madhe, qethur kinezçe dhe me ecje “rruli” (epitet ky për ushtaret e rinj), e që nuk ngurronin të të kritikonin “shfaqjet e huaja”, në publik, me zë paksa të lartë, që të ishin të sigurt që edhe muret dëgjonin. Kanë qenë të neveritshëm!

Unë jam ai djali që nënqeshja sa herë dilje në tribuna rrethuar nga turma të ekzaltuara.

Të kam urryer Enver, të kam urryer.

Si një i ri që donte të ish i lirë. I lirë të blinte një makinë, i lire të paguhej aq mirë sa në vendet perëndimore; si unë dhe të gjithë të tjerët.

I lirë të këndonte këngët e grupeve më të dëgjuara të kohës, i lirë të bënte ç’të donte: i lirë të shikoja me shumë drita shumëngjyrëshe në Tiranë, më shumë ndërtesa moderne, veshje të kohës, pse jo? Edhe më shumë shalë femrash.

Ndaj, kur vdiqët ju, nuk derdha lot si qindra mijëra të tjerë, apo miliona. Por, u talla nën zë.

Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë. Jam bërë prind, kam makinë dhe shtëpi, kam shumë gjëra, por edhe shumë gjëra më mungojnë.

E para, më mungon siguria për të ardhmen e punës së fëmijës, pavarësisht pagës që më duhet të paguaj për arsimimin e saj.

Më mungon siguria për jetën e saj, për veset që mund të marrë, si droga, bixhozi apo prostitucioni, nga nevoja për të jetuar, në pamundësi të gjetjes së një pune që t’i sigurojë jetesën.

E dyta, më mungon siguria për punën. Më duhet të laj kreditë bankare për borxhet që kam marrë, por kam frikën edhe të shëndetit.

Nëse sëmurem më duhen para: para për sëmundjen, para për edukimin e fëmijës, para për jetesë. Ndaj më duhet të bëj llogarinë se cila kushton më pak: shërimi im, apo vdekja ime, pa marrë mjekime.

E treta, më mungon siguria në rrugë: mund të bëhem pre e ndonjë krimi, e ndonjë krimineli. Ky i fundit mund të jetë edhe një prind si unë, që ka humbur punën, apo një i ri që ka mbaruar shkollën. Apo, akoma më keq: një njeri që ka humb shpresën tek e ardhmja.

E katërta, më mungojnë shokët, kushërinjtë, komshinjtë. Të gjithë kanë ndryshuar, janë bërë si ujqër. Çuditërisht kam dëgjuar se edhe ata këtë mendim kanë për mua.

Më mungon Shqipëria. Ajo Shqipëri e bukur, e lulëzuar me pyje dhe lumenj të kristaltë, që tashmë duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo, me dhembë të deformuar betoni.

Më mungon Tirana. E rregullt, me parqe dhe hapësira ku fëmijët loznin para pallateve. Vendin e tyre e kanë zënë ndërtesa shumëkatëshe që ndërthuren me njëra-tjetrën si në një orgji nga ku lindin njerëz të zymtë dhe të shpërfytyruar, me mendjen për të ikur diku larg, larg nga aty.

Më mungon drejtësia. Të paudhët shitën gjithçka, vodhën gjithçka, dhe sot quhen politikanë, ose VIP-a. Dhe, femrat gjysme të zhveshura që mbajnë mikrofonin si penis në dorë, po, VIP-a quhen.

Dhe, gazetarët – shërbëtorë besnikë të kujtdo që paguan, pavarësisht çmimit që sjellin në jete njerëzish si rrjedhojë e asaj që shkruajnë, quhen VIP-a.

Ka qindra organizata në mbrojtje të femrave, kundër dhunës ndaj tyre apo fëmijëve, luftës kundër drogës, bixhozit. Eh, sa shumë organizata që ka! E di, dikur s’i kemi pasur këto organizata. Por, as problemet.

Më munde Enver, më munde! Dhe, sa herë të shikoj në foto duke qeshur, më duket sikur më tall mua, brezin tim, sikur na ironizon dhe më dhemb shumë. Do të doja të të mundja, të bënim një Shqipëri më të mirë, më të bukur, më të jetueshme se ajo që na le ti, për t’ua lënë fëmijëve tanë.

Dhe, kështu të vija pranë varrit tënd dhe të të thosha:

Të munda Enver, të munda…

Thjesht pra ka ardhur koha te themi:

Na fal Enver…

Related Posts

Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono
Kryesore

Shpërndanin drogë me makinë, arrestohen dy shqiptarë në Mykono

20/08/2026
Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan
Kryesore

Çmendet shqiptari në Itali, hedh makinën në det bashkë me gruan

20/08/2026
Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje- Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!
Kryesore

Poliçani kundër shkrirjes së bashkisë, thirrje- Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

20/08/2026
Fluksi turistësh në Vlorë, vizitorët italianë zgjedhin qytetin bregdetar
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet me traumë në kokë drejt spitalit

20/08/2026
Lista e kandidatëve të PS-së për Këshillin Bashkiak të Delvinës (Emrat)
Kryesore

Plagosja me thikë në Delvinë, para një jave viktima plagosi nipat e autorit në Sarandë

20/08/2026
Shpopullimi i frikshëm/ Dy orë piva kafe në Delvinë dhe pashë gjithë e gjithë 10-15 vetë
Kryesore

Plagosje në Delvinë, detajet e para

20/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Asllani i “ngec” Inter, La Gazzetta ndez “alarmin”, në verë sërish në treg

Nuk flas për merkato – Balkanweb.com – News24

21/08/2026
Kualifikohemi në Qipro (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Dinamo e pafat përballë Pafos, “nëndetësja” ngec në një “X” 1-1, por Daja beson: Kualifikohemi në Qipro (VIDEO)

21/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al