• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Na hëngshin atë që s’thuhet!’: Shkrimi i psikologes po thyen rrjetin

06/02/2019
‘Na hëngshin atë që s’thuhet!’: Shkrimi i psikologes po thyen rrjetin

Nga Dr. Briseida Andoni

As fundjava nuk më ndihmoi të amortizoj pak nga shija e së enjtes. Vendosa që do ta bej një shkrim se nuk më rrihet. Sa për të sqaruar nja dy nocione të vogla por të dobishme them për shoqërinë. Jam ende shumë po shumë e indinjuar si individ (si shumë të tjerë) mbi ç’më dëgjuan veshët të enjten nëpër media, zëra që vinin nga brenda parlamentit, zëra kokash. Kokat e vendit, kokat e shtetit, burra vendimmarrës. Nuk po cilësoj çfarë dëgjuam se përveçse e qartë në sa mjaftueshëm e gjykueshme nga i madh e i vogël, i ditur e injorant dhe e cilësueshme kollaj: e neveritshme.

Doja të beja vetëm 2-3 saktësime të vogla “ tekniko-psikologjike”. Por edhe duke dashur shumë fort që ky shkrim të mbetet përtej palëve ia vlen paranteza e njohur mbi provokimin dhe reagimin. Fjalia në titull meriton të citohet në fund me referencë specifike (jo për gjë po jetojmë dhe në epokë plagjiaturash) pasi jo origjinale e imja; por për hir të së vërtetës ajo nuk është përzgjedhur si më e renda e asaj dite.. por të themi më “letrarja”.

Tani saktësimet: këta njerëz i kemi dëgjuar vazhdimisht të akuzojnë njëri-tjetrin për çrregullime mendore.. dhe ne (populli, se nuk guxoj me t’i them vetes as qytetare tashmë) gjithashtu i shajmë për të tille dhe i akuzojmë për të tille. Ja pra, këtu ka një gabim madhor. Ju siguroj që askush prej tyre, vendimmarrësve të mëdhenj, po tamam askush nuk ka çrregullim të mirëfilltë mendor, askush. ASKUSH. Ndonjë i fjetur që ngroh karrigen për numër dhe nuk e njohim edhe mundet, po këtë nuk mund ta themi se nuk e njohim. Pra, këta që mendojmë se i njohim mirë, me fytyrat e të cilëve jemi ca rritur dhe ca plakur, jo njëherë. Ata janë plotësisht TË VETËDIJSHËM për atë çfarë bëjnë, nuk kanë asnjë funksionalitet ditor të cënuar, asnjë ëndërr të trazuar, asnjë frikë irracionale ose jo për të dominuar. Çfarë i bën ata shumë më të shëndetshëm mendërisht në fakt se shumica prej nesh. Natyrisht eksese të Egos apo tipareve të personalitetit do kenë ata, pasi për më tepër këto janë kushte të domosdoshme për t’iu mirëlulëzuar funksionalitetin që u duhet, jo për të kundërtën. Por kujdes! Jo çrregullim! Jo çrregullim. Por ama, në këtë mes dikush është i rrjedhuri, i çmenduri se s’ka mundësi. Diçka nuk shkon. Kush do thoni ju?! Por ne more njerëz, thjesht ne.

Ne të gjithë, që pika që nuk na bie vazhdojmë habitemi nga ata. Vazhdojmë të merremi me analizat e çmendurisë së tyre të hamendësuar nga divanet e shtëpive tona apo nga kafenetë ku ngrohemi në diell. Vazhdojmë të merremi me statuse të gjata në rrjete sociale ku artikulojmë shkrime me fjali të ndërlikuara për si na duken ato që ata i thanë njëri-tjetrit sot, apo si e vodhi këtë në mes të ditës në mes të sheshit. Filozofojmë ne mbi këtë.. me orë me ditë. Se ne kemi nevoje të ndihemi filozofë dhe të ngopim vetëm pak grimca mjerane narcistike me kush shkruan më bukur..se të ngopnim të tjera do të ish ca më mirë. Atëherë këtu ka vend pyetja: Ore a jemi mire ne?! Dhe përgjigjja është: Jo. Ne nuk jemi mirë fare. Ne duhet të ishim të gjithë në rrugë duke klithur, duke i shkulur nga vendi, duke ndërmarrë të gjithë në turmë çdo formë proteste të mundshme ligjore, duke mos i dëgjuar, bllokuar, bojkotuar.. mos tjerrë telenovelat mjerane që shpikin!

Nuk më duhet fare sa të dashura ka patur kush e çfarë konfliktesh ka patur në ambientin e ngushtë familjar! Këtu guxoj dhe të them që ata prej tyre që lëshojnë të tilla akuza, i bie të kenë qenë kaq të zënë me vjedhje dhe maskarallëqe në kurriz të popullit sa as kohe për t’u marrë me dashuri nuk kanë patur!! Kurse kjo pala e akuzuar me të tilla.. të ishte marre me dashuri sa të donte në jetën e vet e të ketë këllqe të merret akoma i urojmë, po të kishte patur minimumi mirësinë të bënte 2 gjëra të mira në funksion të mbarëvajtjes së atyre që ka marrë përsipër, kaq duam ne vetëm kaq! Do kishim dashur..

Kështu pra.. ne duhet të ishim e të jemi duke arsyetuar e vepruar shumë ndryshe tani..po shumë ndryshe: Ju keni paturpësinë të na shisni/servirni cilësinë më të ulët të serialit të përsëritur 30 vjet, çdo orë e çdo ditë me puntatë të gjatë të enjteve kur rrezik jeni dhe në marrëdhënie të shkëlqyera me njëri-tjetrin? Pa thënë një fjalë mbi qëllimet për të cilat jeni aty? Pa bërë një reflektim serioz faktik e plurifaktik mbi çfarë po heqim ne përditë dhe sa të vështirë e kemi luftën për mbijetesë e më gjerë në këtë realitet mizerje që na keni krijuar?! Dhe ne të rrime t’iu japim kohë të çmuar për t’i kuptuar pa reaguar e pa luftuar?! T’i dëgjojmë e t’i analizojmë ndërkohë ne?! Uuuu, Na Hëngshi Atë që S’thuhet!/Mapo.al

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al