Në qarkun Gjirokastër deri më tani janë mbi 300 të infektuar me Covid 19. Prefekti Odise Kote ka mbledhur sot krerët e disa institucioneve lokale për koordinimin e gjendjes, në mënyrë që të zbatohen sa më mirë masat kufizuese të pandemisë. Sipas Kotes, ka një shthurje totale dhe shkelje flagrante të kufizimeve. Ai tha se persona të infektuar me Covid enden nëpër rrugë, lokale, restorante e supermarkete. Kote kërkoi gjithashtu një monitorim jo vetëm të të infektuarve me Covid, por edhe të familjarëve të tyre. Më poshtë pjesë nga fjala e tij.