• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“National Geographic”: Nivica, model për të gjithë rajonin. Auron Tare dhe Tërmet Peçi prezantojnë Planin e Menaxhimit

06/11/2018
“National Geographic”: Nivica, model për të gjithë rajonin. Auron Tare dhe Tërmet Peçi prezantojnë Planin e Menaxhimit

Përmirësim jetës së banorëve dhe zhvillim agroturizmit janë dy objektivat e planit mbi menaxhimin e Nivicës. Koordinatori i “Projektit Nivica”, Auron Tare së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi prezantuan këtë dokument që tregon sesi do të zhvillohet ky rajon në 10 vitet e ardhshme, për të përmirësuar jetesën e banorëve dhe për të zhvilluar agroturizmin.

“Takimi në sheshin e fshatit Nivicë është një bisedë, debat me banorët e zonës për planin e menaxhimit, një dokument ku kemi përmbledhur të gjitha punimet që kemi bërë vitin e kaluar me ekspertë nga Holanda dhe Shqipëria në disa aspekte të jetës së fshatit si arkitektura, agrobiznesi, agroturizmi dhe mbetjet urbane”, tregon Tare për “National Geographic Explorer” e cila e ka përfshirë këtë zonë në serinë e radhës të dokumentarit, “Vende dhe njerëz që frymëzojnë”, si një model për t’u mbështetur dhe promovuar.

Projekti mes të tjerash përmban edhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonës, duke filluar nga trajtimi i mbetjeve apo ujërave të zeza deri tek shfrytëzimi i energjive të rinovueshme dhe pamja që do të kenë banesat.

“Ndërkohë që njerëzit vijnë në fshat, normalisht që krijohen më shumë mbetje. Pra si do të zgjidhet kjo, po me ujërat e zeza, trajtimin e ujërave të bardha, si të përdoret energjia e rinovueshme, të gjitha këto çështje si dhe dizenjimi i shtëpive. Si do të duhet të duken shtëpitë në të ardhmen? I kemi studiuar të gjitha, arkitekturën, mbetjet që kemi gjetur, gjurmët nga koha kur fshati u dogj në 1913. Nga ajo që kishte mbetur filluam të shohim se çfarë pame kishin pasur shtëpitë si dhe u frymëzuam nga ambienti përreth. Kështu që krijuam 5-6 modele për shtëpitë, pra këto shtëpi do të marrin këtë pamje sipas dizajnit që do u pëlqejë fshatarëve. U kemi shpjeguar gjithashtu se nga ky çast dhe në vijim këto dizenjo do të jenë pamja e fshatit”, shpjegon koordinatori i Projektit Nivica.

Në përfundim të përpilimit të plotë të këtij plani, ai do t’i paraqitet pushteti vendor në mënyrë që të aplikohet sa më mirë dhe të jetë i qëndrueshëm.

“Pra të gjitha këto janë përmbledhur në këtë dokument që është një plan menaxhimi. Ky do të ripunohet sërish dhe do ia paraqesim pushtetit vendor që më pas do ta paraqes në këshillin bashkiak që të kthehet në një lloji ligji lokal. Kjo do të thotë se vizioni për 10 vite i këtij rajoni do të jetë në këtë dokument dhe më pas do të përpiqemi ta implementojmë atë në terren”, thotë Tare.

“Sigurisht që është sfiduese, sigurisht që ka shumë për të bërë, por është një fillim i mirë sepse u prit shumë mirë nga banorët e fshatit dhe po e shohim si një model për të gjithë rajonin”, përfundon ai.

Related Posts

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
Kryesore

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

24/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

24/07/2026
Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E KRYER/ Italia firmos me një legjendë, ish-trajneri i Juventusit ulet në stolin e axurrëve

E KRYER/ Italia firmos me një legjendë, ish-trajneri i Juventusit ulet në stolin e axurrëve

24/07/2026
Tirana-Vllaznia, një “klasike” e mbushur me rivalitet

AXHENDA/ Klubi njofton ndryshimin, Tirana përballet me klubin e Superligës turke

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al