POLICIA E SHTETIT
Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi nuk i është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.