• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndërhyrje në rrugë dhe stokun e banesave, FSHZH 30 mln euro për 4 rajone

17/09/2024
Ndërhyrje në rrugë dhe stokun e banesave, FSHZH 30 mln euro për 4 rajone

Tre procedura prokurimi të ndryshme që kanë në objekt të tyre ndërhyrje në stokun e banesave apo shtresat asfaltike në disa rajone në vend janë çelur këtë të martë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Fondi limit total për të treja këto procedura është rreth 2.9 miliardë dlekë apo rreth 29 milionë euro. Në dokumentet që shoqërojnë procedurat jepen edhe detaje mbi këto ndërhyrje teksa FSHZH më herët zgjodhi bashkitë apo zonat që kanë nevojë për ndërhyrje sipas paraqitjes së interesit që bënë këto të fundit. Por çfarë parashikojnë specifikisht kontratat?

Në kontratën e parë objekti i kontratës është “Rigjenerim urban i stokut te banesave, Rajoni 1 (Faza III) me një fond limit 416 milionë lekë.

Në kontratën e dytë “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, Rajoni 1 dhe 2 (Faza IV) fondi limit është 1.24 miliardë lekë dhe po kaq është edhe në kontratën tjetër “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, Rajoni 3 dhe 4 (Faza IV)”.

Sipas FSHZH qëllimi kryesor i projektit në fjalë që parashikon ndërhyrje në stokun e banesave por edhe në rrugë është rritja e cilësisë së jetës së komuniteteve që popullojnë zonat urbane, lidhja e zonave turistike që kanë potencial për zhvillimin ekonomik dhe social.

“Ndërhyrjet do përmirësojnë qarkullimin e automjeteve, njerëzve dhe do të rrisë sigurinë e lëvizjes. Ky raport përshkruan rehabilitimin e fasadave duke përdorur sistemin kapot, për rritjen e efiçencës energjitike si dhe rritja e qëndrueshmërisë së objektit për një periudhë më afatgjatë.

Për të rritur cilësinë e jetës së komuniteteve që popullojnë zonat urbane shihen të nevojshme ndërhyrjet që kanë si qëllim rehabilitimin e blloqeve urbane në qytetet kryesore të vendit, për të krijuar një sistem të përmirësuar në të cilin zhvillohet jeta e banorëve të këtyre zonave. Përfituesit do të jenë të gjitha Bashkitë në të cilat do të aplikohet ndërhyrja.

Objekti i punës do të jetë përcaktimi i tipologjive të ndërhyrjeve, kostos së përafërt të ndërtimit, raport dhe specifikime teknike për zëra tip, duke paraqitur disa modele tip tipologji fasade sipas kushteve klimaterike etj. për çdo ndërhyrje të propozuar” nënvizon FSHZH./ Monitor

Related Posts

Kryesore

AMP në operacion në Sarandë, priten arrestime policësh

15/05/2026
Reagon Kisha Orthodhokse: Shkollën në Gjirokastër e mbyllëm vetë
Kryesore

Reagon Kisha Orthodhokse: Shkollën në Gjirokastër e mbyllëm vetë

15/05/2026
Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026
Kryesore

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

14/05/2026
Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj: U gjenda në një botë të kthyer përmbys. U godita me gurë! Më damkosën me akuza
Kryesore

Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj: U gjenda në një botë të kthyer përmbys. U godita me gurë! Më damkosën me akuza

14/05/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

Aksidenti/ Ndërron jetë babai i ministres Adea Pirdeni

14/05/2026
Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale
Kryesore

Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale

14/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tjetër rinovim në shtëpinë e Vorës, vjen firma

Tjetër rinovim në shtëpinë e Vorës, vjen firma

15/05/2026
Elbasani dhe Egnatia duan titullin kampion, statistikat paralajmërojnë një duel të ekuilibruar

Elbasani dhe Egnatia duan titullin kampion, statistikat paralajmërojnë një duel të ekuilibruar

15/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al