Qeveria u njeh të drejtën mbi truallin ku kanë ndërtuar pa leje më shumë se 1078 pronarëve në të gjithë vendin. Pak ditë më parë Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 1078 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre, sipas shtojcës që i bashkëlidhet këtij vendimi. Për qarkun Gjirokastër (ZVRPP Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet), numri i parcelave ndërtimore është 85.