• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndezi zjarrin në fshatin Tërbaç, pranga 25-vjeçarit në Himarë

29/08/2026
Ndezi zjarrin në fshatin Tërbaç, pranga 25-vjeçarit në Himarë

Një 25-vjeçar është arrestuar në Himarë, pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr në fshatin Tërbaç, i cili më pas është përhapur deri në territorin e fshatit Vranisht.

Ngjarja është regjistruar më 26 gusht, në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç. Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mbështetur forcat zjarrfikëse për vënien nën kontroll të flakëve.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka përfshirë edhe territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore.

Pas veprimeve hetimore, blutë kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Tërbaç.

Himarë/Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç, i cili u përhap deri në territorin e fshatit Vranisht, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas njoftimit se më datë 26.08.2026, në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç, kishte rënë zjarr dhe po digjeshin sipërfaqe toke, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Krahas mbështetjes së forcave zjarrfikëse për përballimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve, strukturat policore kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka përfshirë edhe territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, grumbullimin dhe administrimin e provave materiale dhe informacioneve të nevojshme, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Tërbaç.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026
Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm
Kryesore

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

25/10/2026
Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard
Kryesore

Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard

25/10/2026
Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti
Kryesore

Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti

25/10/2026
Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve
Kryesore

Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

25/10/2026
Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!
Kryesore

Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!

25/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kane ngjitet në majë, fiton Topin e Artë

Kane ngjitet në majë, fiton Topin e Artë

27/10/2026
Fitoi gjithçka, zbuloni Trajnerin e Vitit

Fitoi gjithçka, zbuloni Trajnerin e Vitit

26/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al