• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndikimi i pandemisë së  Covid-19 në bujqësi, ministri Çuçi mbledh shoqatat e agrobiznesit: Situata në monitorim të vazhdueshëm, presim propozimet për paketën e ndihmës (FOTO)

11/04/2020
Ndikimi i pandemisë së  Covid-19 në bujqësi, ministri Çuçi mbledh shoqatat e agrobiznesit: Situata në monitorim të vazhdueshëm, presim propozimet për paketën e ndihmës (FOTO)

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuci, zhvilloi një video-konferencë me përfaqësues të 11 shoqatave të agrobiznesit, për të diskutuar me ta ndikimin e pandemisë së koronavirusit në sektorin bujqësor dhe agropërpunimin. Secili prej tyre shprehu shqetësimet e veta dhe ofroi propozime konkrete se si mund të minimizohen pasojat e krizës së Covid-19 në këtë sektor. Ministri Çuçi tha se takime të këtij formati do të bëhen një lloj rituali, sidomos në këto kohë të pandemisë me një dinamikë të veçantë.

“Biem dakord që ka disa pjesë të sektorit që janë prekur nga situata dhe masat a marra për Covid-19, sikundër ka pjesë që deri më tani vlerësohet se kanë ecuri normale. Megjithatë edhe këto pjesë që nuk kanë pasur le të themi turbulenca, mbeten për t’u monitoruar si si do të shkojnë në të ardhmen pasi askush nuk e di derisa zgjat kjo krizë. Deri më sot nuk kemi pasur probleme shkëmbimesh me tregun global”, tha ministri Çuçi duke vënë theksin tek monitorimi i vazhdueshëm i sektorit nga të gjithë aktorët dhe gjenerimi i të dhënave apo raporteve profesionale lidhur me impaktin në bujqësi të pandemisë së Covid-19 në mënyrë që më pas të shkohet drejt një pakete.

Edhe pse aktiviteti bujqësor nuk është ndalur pavarësisht masave kufizuese, gjatë diskutimit u kërkua që të garantohet lëvizshmëria 24 orë edhe për punëtorët e mirëmbajtjes së linjave të prodhimit. Ministri tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit për të ndihmuar që të mos ketë pengesa në asnjë rast. Për shkak të pezullimit të punës së restoranteve dhe të turizmit në tërësi, konstatohet ulje me 30-40% e numrit të qingjave e kecave të therur. Kjo sipas shoqatave shihet me shqetësim pasi rrezikon të krijojë vështirësi në menaxhimin e tufave dhe ulje të prodhimit të qumështit. Çështja të tjera që ata shtruan ishin ribalancimi i regjimit fiskal sa i përket TVSH-së, si dhe futja e konceptit të çertifikatës së origjinës së produkteve shqiptare dhe përcaktimi i një kuote  (ekstra-fiskale) për të mbështetur dhe promovuar prodhimin vendas në media. Sa i përkët kredisë me garanci sovrane shoqatat kërkojnë që ajo të mos jetë e kufizuar, por të përfitojnë edhe fermerët, si dhe huaja e marrë të mos përdoret detyrimisht vetëm për paga.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bimëve Aromatike Shqiptare kërkoi përjashtimin nga taksa e ndërtesës për vitin 2020 të sipërmarrjeve të kësaj industrie. Ndërkohë ministri theksoi se tek Skema Kombëtare e këtij viti bimët medicinale janë një nga sektorët që do të mbështeten me fonde. Lidhur me peshkimin shoqatat kërkuan ndërhyrje për të gjetur treg në mënyrë që prodhimi të mos mbetet stok. Importuesit e miellit propozuan të shtyhet parapagimi i TVSH-së në doganë. Nikolin Jaka nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkoi që supermarketet në këtë kohë të kenë së paku 40% të rafteve me produkte shqiptare për të ndihmuar ekonominë vendase.

Sa i përket aktit normativ që detyron prodhuesit të krijojnë stoqe produktesh, shoqatat kërkuan specifikimin e produkteve në mënyrë që të mos blejnë apo prodhojnë kot dhe më pas të kenë probleme me likujditetin. Gjatë diskutimit u kërkua gjithashtu aktivizimi i një kanali të dedikuar në RTSH për bujqësinë dhe sektorin rural. Për zbatimin e kontratave të programit IPARD, ministri Çuçi tha se autoritetet europiane do ta rishikojnë këtë çështje për të krijuar të gjithë fleksibilitetin e nevojshëm për shkak të pandemisë së Covid-19.

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al