• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndryshime në qeveri/ Ikën Lamallari, në vend të tij vjen Demo! Pushteti Vendor shkrihet me Ministrinë e Brendshme

12/09/2026
Ndryshime në qeveri/ Ikën Lamallari, në vend të tij vjen Demo! Pushteti Vendor shkrihet me Ministrinë e Brendshme

Dy ministra të qeverisë së tij Besfort Lamallarin dhe Ervin Demon, kryeministri Edi Rama i uli përballë në zyrën e tij. Të parit, për t’i njoftuar lënien e karriges së ministrit dhe ribashkimin me të në Kryeministri.

“Besforti nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme do të kalojë në stolin tim bashkë me mua dhe ekipin këtu në kryeministri”, tha Rama.

E të dytit, shtimin e përgjegjësisë.

“Ervini, ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor do të mbulojë ministrinë e brendshme ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e ministrinë”, vijoi Rama.

Besfort Lamallari mbante detyrën e ministrit të Brendshëm prej marsit të vitit 2026, aty ku kishte shërbyer për një kohë të gjatë si zëvendësministër. Ai u përfshi për herë të parë në qeveri, në mandatin e katërt të Ramës, kur më 11 shtator të 2025-ës, u emërua ministër i Drejtësisë.

“Shumë faleminderit për gjithë besimin e dhënë në këto 10 vjet. Jam munduar në maksimumin tim mos t’ju zhgënjej kurrën e kurrës. Është kënaqësi dhe nder vazhdoj rrugëtimin në krahun tuaj”, tha Lamallari pas ikjes nga ministria e Brendshme.

“Jo vetëm s’më ke zhgënjyer, por e ke bërë punën me integritet”, iu përgjigj Rama.

Me strategjinë e re të komunikimit me qytetarët që qeveria ka ndërmarrë përmes disa platformave, kryeministri tha se roli i Besfort Lamallarit në kryeministri, do të jetë kyç për skuadrën e “Besës” dhe “Pasqyrë Albania”.

“Ti je Besfort, je njeriu i duhur për të mbuluar një pjesë të kësaj pune”, tha Rama.

Ervin Demo u emërua Ministër i Shtetit për Qeverisjen Vendore në shtator të vitit 2025, e njëjta që tashmë shkrihet me ministrinë e Brendshme që ai merr në drejtim. Demo shërbeu si Kryetar i Bashkisë së Beratit për një mandat, ndërsa më herët ka qenë zëvendës ministër i Arsimit (2017–2018)

“Është përgjegjësi e madhe, jam i bindur që do çojmë para prioritetet e qeverisë”, tha Demo.

“Pushtetit Vendor i dhe dimension tjetër. Te Punët e Brendshme është e treta e vërteta, make it or break it”, vijoi Rama.

Herët mëngjesin e kësaj të premteje, ndryshimeve të reja në qeveri, i parapriu betimi në Presidencë, i ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, pas dorëheqjes së Evis Salës në fillim të shtatorit.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al