Eugena Tomini është larguar nga detyra si zv.ministre e Shëndetësisë. Mësohet se Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme ka vendosur largimin e Tominit nga detyra e zv.ministres, për ta emëruar në një tjetër post. Kështu, mësohet se Eugena Tomini do të jetë drejtoresha e re e Institut të Shëndetit Publik. Tomini zëvëndëson në këtë detyrë Albana Ficon. Kjo e fundit u emërua pak ditë më parë si drejtoreshë e QSUT.