• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet në mjedis, rrezikohet 1/3 e vijës bregdetare të Shqipërisë

16/02/2025
Ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet në mjedis, rrezikohet 1/3 e vijës bregdetare të Shqipërisë

Në Shqipëri, ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet në mjedis po shoqërohen me shtimin e erozionit në vijën bregdetare. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, zonat më të rrezikuara nga erozioni bregdetar janë Kune- Vaini në Lezhë dhe grykëderdhja e Lumit Buna në Shkodër.

Ndryshimet e shpejta, të vërejtura vitet e fundit në vijën bregdetare të Shqipërisë, dëshmojnë për ndikimin e thellë të ndryshimeve klimatike, zhvillimeve urbane të parregullta, por edhe pasojave që sjellin ndërhyrjet në mjedis. Sipas ekspertëve të mjedisit, 1/3 e vijës bregdetare të Shqipërisë, prej më shumë se 400 km, rrezikohet nga erozioni.

Në mënyrë të vazhdueshme, deti Adriatik po merr sipërfaqe nga plazhet dhe pyjet, me ndikim në ekosistemet natyrore dhe veprimtarinë ekonomike të komuniteteve lokale në bregdet.

“Erozioni bregdetar nuk është realisht një fenomen i ri. Është realisht problematikë në bregdetin e Adriatikut, duke filluar nga delta e Lumit Buna duke vazhduar në zonën e Kune Vainit dhe në shumë segmente të tjerë bregdetar. Ai sjell dëmtime shumë të mëdha në ekosistemet bregdetare, por, njëherazi, edhe në shumë drejtime të tjera që kane lidhje me natyrën”, thotë profesor Ervis Krymi, Universiteti i Shkodrës.

Një studim i organizatës mjedisore “Eco Albania” veçon faktin se, erozioni në bregdetin e Adriatikut, më së shumti është i pranishëm në sektorë të gjerë të grykëderdhjes së Semanit, në skajin jugor të gjirit të Durrësit (Karpenit), në jug të Gjirit të Lalzit, grykëderdhjen e lumit Mat, në Tale, Kune-Vain të Lezhës, si dhe disa zona në Velipojë.

Kune Vaini është zona më e prekur në Shqipëri nga erozioni bregdetar. Këtu, banorët dhe bizneset vendase kanë ngritur prita me thasë me rërë, në përpjekje për të frenuar vërshimin e mëtejshëm të detit në territor.

Eksperti i mjedisit Jak Gjini, i cili ndjek në vazhdimësi ecurinë e erozionit në vijën bregdetare të Shëngjinit, thotë se në zonën e Kune Vainit, çdo vit erozioni merr 2-3 metër nga bregu ranor.

“Në mënyrë të veçantë, në periudhën aktuale, zona është mjaft e ekspozuar ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe shpejtësisë me të cilën po ndodhin këto ndikime. Në mënyrë të veçantë, erozioni bregdetar është i tillë që po tejkalon edhe parashikimet e skenarëve për zonën. Mjafton të kujtojmë se, vetëm në pjesën veriore të grykëderdhjes së Lumit Drin, deti avancon deri në 20 metër në vit dhe e gjithë zona goditet nga stuhitë detare dy herë në vit, duke u bërë mjaft frekuente dhe të pranishme për zonën”, thotë ai.

Stuhitë e herëpashershme detare, përgjatë bregdetit të Shëngjinit, të cilat ndodhin nga muaji tetor, deri në marsin e vitit pasues, shoqërohen me erodimin e bregut të detit dhe dëmtimin e brezit pyjor me pisha.

“Si rezultat, janë prishur balancat natyrore të furnizimit të bregdetit me sedimente të ngurta duke sjellë ndryshime gjeomorfologjike të fuqishme, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në vlerat natyrore të zonës, por edhe aktivitetin social-ekonomik të kësaj zone si në bujqësi, peshkim, turizëm, aktivitete këto që janë mjaft të rëndësishme për zonën”, thotë ai.

Përveçse në vijën bregdetare Kune Vain, erozioni po shfaqet mjaft agresiv edhe në grykëderdhjen e Lumit Buna. Krahasimi i pamjeve satelitore, nga viti 2012 deri në janarin e këtij viti, dëshmojnë për ndryshimet e thella në deltën e Lumit Buna dhe zhdukjen graduale të ishullit të vogël të Franc Jozefit.

“Është shumë e rëndësishme që këto ekosisteme bregdetare të mirëmenaxhohen, të merren masa për mbrojtjen e tyre, të ruhet gjithnjë e më tepër nga ndërhyrja në shtretërit e lumenjve, marrjen e inerteve. Ndërhyrjet mund të dëmtojnë sedimentet e shumta përgjatë vijës bregdetare. Po ashtu, është e rëndësishme mbjellja e më shumë pemëve, pasi kjo do të ndihmonte që fenomenet negative të erozionit mos të na godasin përgjatë vijës bregdetare”.

Nëse nuk merren masa të shpejta për të frenuar avancimin e mëtejshëm të detit në brendësi të vijës bregdetare të Adriatikut, sipas ekspertëve të mjedisit, pasojat e erozionit do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë dhe afatgjatë në mjedisin natyror, ekonominë dhe jetën e rreth 430 mijë banorëve që jetojnë përgjatë vijës bregdetare, por edhe në ecurinë e mëtejshme të sektorit turistik, si një nga burimet kryesore të ekonomisë së vendit./VOA

Related Posts

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026
Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Kryesore

Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

07/05/2026
“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës
Kryesore

“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas alarmit në Greqi, autoritetet shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar dronin misterioz

Pas alarmit në Greqi, autoritetet shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar dronin misterioz

09/05/2026
Shuhet figura më e diskutuar e krimit familjar në SHBA, Betty Broderick

Shuhet figura më e diskutuar e krimit familjar në SHBA, Betty Broderick

09/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al