• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndryshojnë rregullat për rinovim patente/Kreu i DPSHTRR sqaron kategorinë e shoferëve që do të futen në testim patente

19/11/2021
Ndryshojnë rregullat për rinovim patente/Kreu i DPSHTRR sqaron kategorinë e shoferëve që do të futen në testim patente

Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe në një bisedë me gazetaren Jonida Shehu mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” sqaroi kategorinë e shoferëve që do të futen në ritestim. Ai u shpreh se drejtuesit e makinave me të paktën tre shkelje të rënda dhe pikë të hequra nga patenta do të ritestohen, por theksoi se në fund leja e drejtimit nuk do të hiqet dhe se gjithçka po bëhet si “pit stop” për kujtesë për shoferët.

Intervista

Kush, si dhe perse do të ritestohen drejtuesit e makinave?

Ne kemi një moment, që duam ta shfrytëzojmë për “trokitje” në ndërgjegjen e atyre që paraqiten në sportelet për rinovim të lejes së drejtimit. Kemi gjykuar që është e nevojshme për shkak të shtimit të numrit të drejtuesve dhe mjeteve, kemi 710 mijë aktive. Kemi 1.1 milion drejtues mjetesh. Kemi edhe rreth 300 mijë tranzitues në sezone të ndryshme duke bërë që të kemi rreth 1 mln mjete në lëvizje në vend.

Është e domosdoshme edhe për shkak të detyrimeve të kodit rrugor për të investuar cdo lloj mundësie për rifreskimin e dijeve, gjetëm këtë hapësirë për këtë ndërhyrë me këtë “trokitje”, një “pit stop” edukativ që vjen dhe targeton kategorinë më kryesore që vjen për rinovimin, që janë kontigjenti i atyre që kanë një numër shkeljesh, mbi tre vitin e fundit. Nuk është se caktojmë ne, por sistemi.

Pra jo të gjithë që do të shkojnë për rinovim të patentës do të kalojnë në këtë testim?

Po. Vetëm ata që i sinjalizon sistemi.

T’i shpjegojmë më saktë?
Këtu nuk hyjnë gjobat e nivelit që nuk kanë pasoja, si për parkimet, hyjnë vetëm ato gjoba që dënohen me heqje pikësh, shkelje e semaforit, mungesa e rripit të sigurimit, përdorimi i celularit në timon. Duhet të jenë tre (gjobat) në vitin e fundit. Përdorimi i alkoolit, manovrat e shpejtësisë së lartë, etj.

Çfarë ritestimi do t’ju bëhet?
Si në shumë vende kemi menduar që të kemi një kujtesë të normave kryesore të sjelljes që lidhet me sigurinë rrugore, që janë shumë thelbësore dhe që janë mjaft të njohura dhe jo gjithmonë drejtuesit nuk i dinë, por nuk dua t’ja dinë.

Kjo “trokitje” është një pyetësor, me 20 pyetje që do jenë të gjeneruara nga sistemi dhe në rast se nuk u përgjigjesh 70% të tyre, atëherë do të kalosh në një seancë 10-12 minuta që do të të japë në mënyrë grafike këto nocione në këto minuta në një sallë dhe më pas ky person që ju përgjigjet 70% të pyetjeve vazhdon ulet në sportel, rinovon lejen e drejtimit me këtë kujtesë.

Qëllimi nuk është të mos rinovohet patenta?
Qëllimi është përdorimi i të gjitha mundësive për të ndërgjegjësuar për të rikujtuar këto nocione.

Related Posts

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari
Kryesore

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari

04/08/2026
Kryebashkiaku i Libohovës: Karrigen ma ka besuar populli me votë, atij i detyrohem të mbroj interesat
Kryesore

Kryebashkiaku i Libohovës: Karrigen ma ka besuar populli me votë, atij i detyrohem të mbroj interesat

03/08/2026
Kris arma brenda jahtit në Palasë, policia ndalon 4 persona: Nuk u gjetën sende të paligjshme
Kryesore

Kris arma brenda jahtit në Palasë, policia ndalon 4 persona: Nuk u gjetën sende të paligjshme

03/08/2026
Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive
Blog

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë dhe s’kanë asnjë interes përveçse xhepit të tyre

03/08/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Grabitet në një tren në Itali, incidenti i pazakontë i Tares

Grabitet në një tren në Itali, incidenti i pazakontë i Tares

05/08/2026
Ndodh në Itali/ Gruaja fitoi 1 milion euro në llotari, por e hodhi biletën në plehra. Skanoi kamionin me mbetje dhe e gjeti të paprekur trofeun

Ndodh në Itali/ Gruaja fitoi 1 milion euro në llotari, por e hodhi biletën në plehra. Skanoi kamionin me mbetje dhe e gjeti të paprekur trofeun

04/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al