Rolando Maran u emërua sot trajner i Shqipërisë. Ai ka firmosur kontratë për 1 vit e gjysmë, ndërsa u prezantua pak më parë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Me vete ai ka marrë edhe ndihmësin e tij besnik që e ka shoqëruar kudo. Bëhet fjalë për Kristian Maraner, i cili ka qenë me Maranin te Varese, Katania, Kievo, Kaljari, Xhenoa, Pica dhe së fundmi te Breshia.
56-vjeçari italian do të jetë krahu i tij i djathtë edhe në Kombëtaren kuqezi.







