• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pasi nuk dënoi thirrjet antishqiptare në Bularat, Vangjel Tavo arrin një tjetër rekord. Nuk është dakord me hetimin e masakrës së Peshkëpisë. Ja reagimi i tij skandaloz

24/05/2019
Ku e gjeti Vangjel Tavo karrigen e Enver Hoxhës?

Ish-deputeti i Gjirokastrës, që ende sot s’ka thënë dy fjalë për thirrjet antishqiptare në Bulart gjatë varrimit të ekstremistit Kostandin Kacifas, qenka shumë i shqetësuar pse Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rihapur hetimet për masakrën e Peshkëpisë. Vangjel Tavo që dëgjoi thirrjet “sqepar dhe zjarr për qentë shqiptarë” dhe nuk gjeti kohë për t’i dënuar ato thirrje, sot na tregon se minoritetit grek në Shqipëri po i bëhet presion me rihapjen e hetimeve për masakrën e Peshkëpisë. Zoti Tavo, minoriteti grek në Shqipëri është vlerë e shtuar për shtetin shqiptar dhe gjithë kohës kemi jetuar në harmoni.

Ky minoritet s’ka lidhje me një tufë terroristësh që sulmuan asokohe repartin ushtarak në Peshkëpi ku mbeten të vrarë dy ushtarë shqiptarë. Minoriteti grek s’ka lidhje as me ekstremistin Kostandin Kacifas, i cili mori atë përgjigje që kërkoi vetë me marrëzinë e tij. Reagimi juaj i sotëm kuptohet që është për retorikë politike. Edhe thjesht për ta mbajtur shënim si reagim ata njerëz që mbajnë zakonisht shënime të tilla dhe ti e di shumë mirë këtë gjë.

Nëse Fredi Beleri është i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë do ta vendosë drejtësia shqiptare dhe ju nuk jeni askush që ta pengoni këtë proces. Përkundrazi një hetim të tillë ju duhet ta inkurajoni. Për Fatmir Shehun dhe Arsen Gjinin duhet dhënë drejtësi. Kjo s’ka lidhje me minoritetin, aq më keq të jetë presion apo diversion sic thoni ju. Mos e ngatërroni minoritetin në Dropull me një tufë horrash e terroristësh që të ngërthyer nga nacionalizmi bënë masakrën e Peshkëpisë.

Aman o burrë, më mirë mbaje gojën mbyllur kur s’ke për të thënë gjë se sa të thuash broçkulla të tilla. Lere të paktën një fije respekti tek elektorati i Gjirokastrës që të ka mbajtur në Kuvend për më shumë se 20 vite. Mos ji palë me terroristët dhe nacionalistët që fërkojnë duart për trazira.

Më poshtë reagimi i plotë i Vangjel Tavos.

25 vite më vonë rikthehet çështja e Masakrës së Peshkëpisë. Ditët e fundit Prokuroria e Krimeve të Renda po thërret në pyetje disa pjesëtarë të minoritetit etnik grek. Përse tani?

Kriza e brendshme në vend kërkon diversion duke e zhvendosur vëmendjen në kurriz të minoritetit grek? A po përdoret drejtësia nga qarqe të caktuara politike? Minoriteti grek nuk mund të jetë kurrësesi as shënjestër dhe as rrugëdalje nga qoshsokaket e ngushta politike. Ky është një terror artificial dhe një shpresë për kundërvënie etnike. Njëri kah politik mund të dëshirojë prishjen e harmonisë politike por nuk duhet të gjejë shpëtimin duke u përpjekur të zhbëjë harmoninë dhe bashkëjetesën etnike. Drejtësia të qëndrojë larg orientimit politik dhe të mos bëhet vegël e saj. Harmonia dhe bashkëjetesa etnike ka prevaluar ndër shekuj, e do prevalojë edhe ndaj këtyre përpjekjeve artificiale të ditëve të fundit.

Related Posts

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës
Kryesore

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës

18/07/2026
Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët
Kryesore

Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët

18/07/2026
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron
Kryesore

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron

18/07/2026
Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët
Kryesore

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

18/07/2026
Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
Kryesore

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra

18/07/2026
Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba
Kryesore

Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba

18/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Argjentina apo Spanja? Mu Deng, hipopotami xhuxh, “parashikon” fituesin e Kupës së Botës

Argjentina apo Spanja? Mu Deng, hipopotami xhuxh, “parashikon” fituesin e Kupës së Botës

18/07/2026
Presidenti Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në Trump Tower për Kupën e Botës 2026

Presidenti Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në Trump Tower për Kupën e Botës 2026

18/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al