• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në ditët e fundit të mandatit, Zamira Rami akuzohet për ‘shpërdorim detyre’. Dosja përfundon në Gjykatën e Gjirokastrës, seanca e parë më 25 korrik

15/07/2019
Gjirokastra nën ujë/ Ku ka humbur Zamira Rami?

Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, është kallëzuar në Prokurori për ‘Shpërdorim Detyre’. Burime të argjiroja.net thonë se dosja me hetimet e Prokurorisë është dorëzuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër para disa ditësh. Ndërkohë që seanca e parë gjyqësore është caktuar të mbahet më 25 korrik, ora 13:00.

Nuk dihet nëse do të jetë apo jo kryebashkiakja në detyrë në sallën e gjyqit apo do të përfaqësohet me avokatin e saj. Por çfarë ka ndodhur konkretisht, përse Zamira Rami është në bankën e të akuzuarve? Për momentin ka pak informacion mbi dosjen e plotë. Burime pranë grupit hetimor të kësaj çështje, i thanë argjiroja.net se bëhet fjalë për shkelje ligjore në rastet e shpronësimeve.

Bashkia Gjirokastër i ka lejuar vetës të kryejë punime në vepra publike, pa shpronësuar më parë pronarët e tokës. Argjirolajm.net do të sjellë në ditët e ardhshme më tepër detaje rreth kësaj dosje, e cila përflitej prej kohësh në Gjirokastër.

Prokurorët që e kanë hetuar, fillimisht hezituan për ta dërguar dosjen në Gjykatë përpara zgjedhjeve, nga frika se mos kjo do të interepretohej si një lëvizje me sfond politik për shkak të pozicionit të kryebashkiakes. Prandaj u prit qëllimisht përfundimi i zgjedhjeve edhe pse hetimet ishin mbyllur kohë më parë. Ndoshta një prej arsyeve që Zamira Rami ka qëndruar shumë pasive gjithë këto kohë, para dhe gjatë fushatës, lidhet edhe me ekzistencën e kësaj dosje.

Natyrisht që s’jemi duke thënë se ajo ka faj apo meriton të ndëshkohet. Kjo i takon Gjykatës dhe ne s’mund të aludojmë për asgjë. Por akuza që i është bërë është e rëndë. Kryebashkiakja akuzohet për ‘shpërdorim detyre’, vepër penale e cila dënohet me burgim deri në 7 vjet apo dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë. Shorti ka caktuar Pullumb Vehbiun si gjyqtar për këtë dosje. Të presim seancën e parë pas 10 ditësh për të mësuar më tepër.

©argjiroja.net 

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Panik në Coachella, shembet struktura, një grua mbetet e plagosur

Panik në Coachella, shembet struktura, një grua mbetet e plagosur

12/04/2026
VIDEO/ City përfiton nga gabimi i Arsenalit, mund Chelsean në Londër

VIDEO/ City përfiton nga gabimi i Arsenalit, mund Chelsean në Londër

12/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al