Në fushën e fshatit Dragot të Tepelenës është duke u përgatitur infrastruktura për operacionin e kërkimit të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës së dytë botërore. Tre kabina kanë mbërritur nga shtetit greke dhe janë duke u montuar nga një ekip i Bashkisë Tepelenë, e cila ka 10 punëtorë të angazhuar në këto kërkime. Kabinat do të jenë mjedisi i punës për 6 ekspertë të palës greke dhe 6 ekspertë të palës shqiptare dhe njëra do të shërbejë për anën teknike të operacionit. Në terren për të parë infrastrukturën kishte shkuar sot për vizitë edhe konsulli grek në Gjirokastër. Gërmimet për rreth 80 varre do të nisin në datën 23 janar.
©ArgjiroLajm.net









