Nga Osman Buzo
Në 1989 gjermanëve të ndarë, u ishte përulur gjer në dhe muri Berlinez e ata ishin ngrohur nga dielli i vëllazërimit. Në qytetin Gjirokastrës në fillim u sulmuan kukullat.. e teatrit, ku unë punoja prej 25 vjetësh.- Dinastia e pesëqind kukllave ngelën jetime. Nga Regjisor isha emëruar Drejtor i shtëpisë së kulturës në qytetin e lindjes Libohovë.Prej atje unë prisja cdo ditë diellin e shpresës që ngjitej të përpjetës së malit bureto..
50 vitet e diktaturës, po i kërcënonte viti 1990 , kur demokracisë së kombit tonë i ishte rezervuar një lindje e vështirë. Dhimbjet ishin ndjerë të thella tërë vitin 1989 gjer në agim të 1990. “Pllakat tektonike” të sistemeve politike ishin përplasur egërsisht, si dy bizona që luftojnë për jetë a për vdekje se si do te sundohej ne atë pjesë të botës, duke shkaktuar permbysjen.
Prona kolektive e socializmit utopik kishte dështuar dhe tam -tamet e saj ishin fashitur duke krijuar tokën e djegur . Akujt e sistemit social kishin zbritur të llahtarisur nga alpet e sundimit gjysëm shekullor dhe nuk gjenin vrimë ku të futeshin. Ithtarëve despotë të sistemit , nuk po u besohej se po u vinte fundi dhe po kacavireshin në degët e pemës, që vetë e kishin tharë. Në fytyrë u ishte gdhendur një qeshje e zgërdhirë si e Guimplenit, gaztorit satanik hygojan.
Qënia e pafajëshme njerëzore e dërmuar nga dallgët e pakur nga uria e radhëve të gjata, rrotullonte shikimin e turbullt në humbëtirën e katastrofës së sistemit social. Ai sistem jetoi vetminë e madhe dhe ra si një ngrehinë e kalbur. Banorët e rraskapitur, për të mos i zënë brenda, po delnin nga dritarja, nga oxhaku e nga dyert e shqyera të sistemit socialist.Si në një kamp përqëndrimi, prisnim fundin e pa shmangshëm të marjes frymë. Matrialin që i dërgoi Gorbaçovi Rus nga Katovica kishte dy vjet që e studjonte presidenti jonë Ramiz Alia.-citojme :
– Sistemi socialist ka kapitulluar ndaj atij kapitalist, ……të ndryshojmë strategji.
1-Të drejtat e njeriut dhe pluralizmi politik… do të bëhet se s’bën. Shajeni Komunizmin.Me këtë strategji brenda dy a tri legjislaturave do ta kthejmë ish klasën komuniste, në klasë kapitaliste.” Tetor 1988,
NË AMBASADA
Skenari i mësipërm po zbatohet me përpikmëri në vendin tonë edhe në ditët e sotme..sundojnë djemtë dhe nipërit socialistë. Telat elektrikë të klonit skallavërues, që rethonin shtetin e vetmisë së madhe, u grindën, lëshuan flakë si polifemi qikllop i lashtësisë. Turma e zëmëruar ndali hidrocentralin dhe jonet u çaktivizuan. Të shkuarën e shtrinë për tokë të mundur dhe e grabitën zoterit hajdutë të tokës. Shteti, për të ruajtur gogollëkun e vet, po nxiste gjakderdhje, në kufijtë tokësorë dhe ujorë. Ligji i mbrojtjes së kufirit me forcën e armëve vrau, shkelës kufiri dhe disa u zvarisën publikisht pas makinash të çmendura, duke gjakosur rrugët, për të frenuar ikjen e ikësve pa fund. Koka të shtypura në asfalt, maleve, shtigjeve, deteve, u pane çeta e batalione refugjatësh të çarmatosur, me dy duart për një kokë, krejt në lakuriqësinë e tyre mendore dhe trupore, që kërkonin azil në fqinjët tanë kapitalistë, Greqi, Itali e më tej. Para këtyre “pushtuesve” të çuditshëm, kufijtë u shkrinë si copa akulli . Me kripën e lotëve shekullore të farës së njëjtë, ndarë në tre shtete grabitqarë, para një shekulli , u njomën buzët e tharra të ikësve. Copëzat e shteteve të huaj brenda vendit, diplomacitë perëndimore, ambasadat u “pushtuan” nga mijëra guximtarë, që kërkonin azil politik. Shtetrrethimi kish vdekur, jeta dukej pa kuptim brenda vëndit dhe u panë anije të tejmbushura, të përkundeshin nga dallgët. anija Vlora “pushtoi Italinë”.
Bota s’na kish njohur,na kish mbyllur derën, nga fole e ngrohur,shqipet canë ferën.
Pinjoll Ilirie, djegur pervëluar, ngarkes dashurie . si pluton i cmuar…
Ngrohëm Europën ,me jone mesdheu,tolerante botën , ajo s’na shperbleu.
SHTET PA KUFIJ
Gomone që zhdukeshin mes valëve të shkumëzuara, trafikantë gjakpirës me dhëmbë tigrash, që shqyenin prenë për ca të holla. Dikush shkarkonte refugjatë afër ndonjë ishulli me emrin Sazan, duke u thënë:-Ja kjo është Italia hidhuni të shpëtoni dhe i lëshonte në mëshirën e dallgëve në krahët e mbytjes së sigurt, duke u kthyer përsëri të mbyste të tjerë. Jeta e njeriut ishte shvlerësuar baraz me një pulë korenti, me një peshk akuariumi.
Malet e Jugut , pyjet, ku më parë shkelnin vetëm gjahtarët pushtetarë, për të vrarë derra të egër u pushtuan nga refugjatët. Në klonin elektrik ku ngecte ndonjë lepur mëndjelehtë e për të cilën ngjarje njoftohej i pari i vendit, tani shkelnin refugjatë këmbëzbathur , të zhveshur e të rreckosur, pa bukë e pa ujë që rendnin për azil politik, për t’u strehuar në kapanonet e refugjatëve para kamerave të mediave botërore.Vendi më i izoluar ne botë, po shthurrej, po xhbëhej. Të tre miljonët e regjistruar kërkonin vetëm të iknin. Askush nuk i ndalonte dot. Dinastia mbretërore zogolljane, e zgjuar tepër vonë, donte të vendosej përsëri mbretëria me ligjet e saj.
Kur një mbret kishte ikur kështu dhe braktisi vendin më 1939, pse të mos ikinin dhe shtetarët e tij. Një fëmijë i porsalindur qante në ekskortën e mbretit dhe u rresht nga pritja e ngrohtë e qeverisë greke, sepse ishte pasardhësi i fronit të braktisur. Një fëmijë refugjati në 1990, në qafën e një mali të thepisur ulërinte në erësirën e natës, prej urie. Për të mos e patur afër zhurmën e dhimbjen, duke mos patur qumësht e ngrohtësi, braktiset në mëshirën e natës e i falet humnerës, për tu bërë bir i ulkonjës. Copëza lajmesh të lemerisura, të zbardhnin flokët brenda natës e dita të gjente të plakur. Kishte ndodhur përmbytja dhe unë ndodhesha në bregun tjetër.
Syri im vështronte Malin e Gjerë nga perëndimi i cili ishte ndriçuar prej diellit të sapolerë. Drita e diellit po ngjiste të përpjetën e malit bureto, për të shuar etjen në ujët e zhepës e po ndriçonte këto pamje të zymta. Shërbeja si drejtues i shtëpisë së kulturës në vendlindje dhe po fshija xhamin e zyrës, se mos kjo pamje ishte pjellë e fantaszisë së vrarë , apo një imazh i mjegulluar pas një përplasjeje të madhe. Prekja dorën, fytyrën, kapsallitja sytë dhe kundroja qënien time tek korniza e pasqyrës.
Kisha dhënë mijëra shfaqje për publikun, kisha hapur shumë dyer të vështira , por duhet të provoja të tjera, kisha krijuar për 25 vjet, spektakle për femijë ; me arinj, dhelpra, pinokër e Gjergj Elez Alira, por tani kisha para një duzinë me këmbore e zile e plot kostume popullore, që i veshnin njerëzit, frymorët , kur vinin pas punëve të vështira në bujqësi. Ata që i binin fyejve baritorë si Tufo Isufati, Osman Ruli, u frynin zërave të traditës e prodhonin melodi të pavdekëshme popullore, pjesë e thesarit të kohërave.
Shfletova historikun e qytetit në dy volume, por nuk gjeta gjurmë të së vërtetës, gjithëshka ishte e mbuluar nga hiri i mashtrimit. Ishte venitur e shkuara, ishte mbuluar me një tymnajë. Njerëzit masnin forcat , provonin këllqet a e mbanin dot peshën e trupit të cfilitur? Darkave bëhej apeli i heshtur, ikësit u bënë të shumtë , por edhe të mbetur kishte. Lëshoja valët e këngëve me qëndrën e zërit, nëpër honet e qytetit, që të ndihej fryma e pavdekësisë dhe u ndjeva si në anijen që duhej shpëtuar. Sa herë unë i kisha thirur turmave nga podiumet dhe ata më kishin dëgjuar. Gjeta prush në zemrat e aktorëve dhe artistëve amatorë.
Klementina Laze, bijë e Abedinit rapsod i shquar me gjithë vëllezëri , dëgjohet akoma në memorjen e qytetit me zërin e saj kumbues. Ajo kombinonte duet, në këngët me saze edhe me Bilush Cacin dhe të dy, shoqëruar nga orkestina e Xhorxhi Raftit, kornin duartrokitje të gjata. Ishte stinë e jashtë zakonëshme, kur ishte thirur demokracia në skenën jetës. Isa Sinani dhe Isa Maci të pushtonin qënien me këngën e lashtë “Rinë e Marinëso”, mbesë e Katerinëso. Dashamir Lazia, përvec marës këngësh vëndshe, zotëroi autodidakt edhe klarinetën, me të cilën debuton edhe sot nëpër dasma e gëzime.
Nga Familja Hide, Nevrezi dhe Vera janë zëra që nuk përsëriten në këngët e traditës, të dashurisë , kurbetit. Nje korife i shquar është pa dyshim dhe Fatos Shehu. Kthyesi i këngës është një element dominant në këngën labce dhe Besnik Muslimi ishte i pa aritshem. Ai ishte kthyes edhe te këngët që kendonin vajzat si Zana Hunda me kengen” Ishin Dy Bandillë. Ndihej potente dhe Edlira Cobani si koferenciere e programit e sidomos si recituese, ku shquhej edhe Merzo Hidja si pinjolle e dinastisë së Sehid Hides.Kino operatorët Pajtim Rruci dhe Ymeri nga Bulua ishin prezent me kinemanë. Filmat që shfaqeshin për rininë ishin një kontribut me shumë vlerë për kohën. Masoviku Sotir Joanidhi shërbente në bibliotekë , ndersa Inajete Rruli si sanitare. Me koncertet e radhës morëm pjesë dhe në festivalet zonale ku fituam cmim .Në atmosferën koncertore, që gjeta atje ndihej
Libohova
dhe puna kualitative që kishte kryer regjisori Petrit Ruli në vite, të cilin e zëvëndësova. Regjistruam në radio Gjirokastra reth 60 këngë të folklorit të qytetit, që u bënë pasuri e të gjithë kombasve në eterin radiofonik. Pasuruam jetën konçertale të qytetit ku dhamë shfaqje me grupet, duke u larguar nga normat politike të censurës të së shkuarës. Aktualizuam libretet, servirëm argëtime, dëfrim muzikor pa kufij. Ngryseshim e gdhiheshim me merakun për ç’na sillte minuti e sahati.Të falem me përulësi Libohova ime, që më bën krenar me bijtë e tu fort të lëvduar. Në ato vite pa shtet shkova dhe unë në Greqi, për të mësuar ekonominë e tregut .
KISHTE LINDUR KAPITALIZMI…..