• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Në mendjen time ishte thjesht grip, por jo”, adoleshentja rrëfen betejën me Covid

01/09/2020
“Në mendjen time ishte thjesht grip, por jo”, adoleshentja rrëfen betejën me Covid

Si një përpjekje për të ndërgjegjësuar sadopak brezin e saj në lidhje me Covid-19, një 15-vjeçare kontaktoi me redaksinë e Anabel për të rrëfyer eksperiencën jo të thjeshtë me Covid-19.

Ajo u shpreh se “mendonte se kishte thjesht grip”, për shkak të shenjave jo fort serioze.

“Rreth datës 18 gusht kam ndjerë shqetësimet e para. Telefonova 127 dhe më thanë që s’kisha gjë se nuk ishin simptoma serioze. Ditën e parë kisha temperaturë, dhimbje të tmerrshme koke dhe fyti.

Ditën e dytë më pushoi dhimbja e kokës dhe kisha temperaturë 37.5 – 38 gradë Celcius. Temperatura ulej dhe ngrihej; zgjati 4 ditë. Isha keqinformuar dhe mendoja se po të kishe temperaturë mbi 40 gradë Celcius kishe koronavirus.

Kështu që në mendjen time ishte thjesht grip”, tregon vajza.

Sipas saj, mund të jetë infektuar në autobus. Përsa i përket simptomave të tjera, ajo shtoi:

“Më pas, fillova të dridhesha dhe vetëm djersija. Më mbetej fryma në gjysmë. Shkova të bëja testin për koronavirusin në privat dhe rezultova pozitive. Kur mora vesh që kisha koronavirus, u bëra më keq akoma. Të tremb ideja që e ke.

Më pas nuk kisha më temperaturë, por kisha kollë dhe djersitje të tmerrshme. Dridhesha. Në fillim më iku shija. Ndieja vetëm pak shijen e alkoolit, por kjo filloi më mbrapa, ndërsa nuhatja më iku për dy ditë.“

Ajo u ndal ndër të tjera edhe te ndikimi që ka virusi te shëndeti mendor:

“Covid-19 ndikon shumë keq edhe në anën psikologjike. Të largohen komshinjtë dhe të afërmit. Ndihesha vetëm.

Një pjesë tallen dhe thonë ‘hë se grip është’. Të tremb ideja që e ke dhe fakti që kanë vdekur shumë njerëz dhe ti po kalon një sëmundje që ka vrarë njerëz.

Ndodh që të të nisin edhe meme me koronën. Nuk kanë faj, sepse nuk e kanë kaluar vetë dhe u duket e lehtë. Duke qenë 15 vjeç, mendoja se do ta kaloja më lehtë, por mesa duket nuk ka lidhje mosha.”

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur, FSHF i jep dorën Sylvinho-s, konferencë “blic” ditën e sotme, prezantohet trajneri i ri

E papritur, FSHF i jep dorën Sylvinho-s, konferencë “blic” ditën e sotme, prezantohet trajneri i ri

19/05/2026
E papritur, FSHF i jep dorën Sylvinho-s, konferencë “blic” ditën e sotme, prezantohet trajneri i ri

E papritur, FSHF i jep dorën Sylvinho-s, konferencë “blic” ditën e sotme, prezantohet trajneri i ri

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al