• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Ne shqiptarët e presim turistin si të ishte mysafiri ynë personal”

11/05/2026
Turizmi në Gjirokastër, tranzit nga Korfuzi. Historia e çiftit nga Austria (VIDEO)

Gazeta zvicerane “NZZ am Sonntag” thekson në një artikull të gjatë mbi turizmin në Shqipëri se përtej luksit dhe zhvillimit urban, forca më e madhe e Shqipërisë mbetet autenticiteti i saj. Ky autenticitet duhet të ruhet dhe Shqipëria nuk duhet të lejojë të shtypet nga rrotat e zhvillimit të pafrenueshëm.

Shqipëria po përjeton një transformim të jashtëzakonshëm dhe po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare si një nga destinacionet më dinamike turistike në Ballkan, shkruan në numrin e së dielës gazeta “NZZ am Sonntag”. Nga një vend dikur i izoluar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, sot Shqipëria po shndërrohet në një qendër zhvillimi, turizmi dhe arkitekture moderne, duke ruajtur njëkohësisht autenticitetin dhe mikpritjen tradicionale.

Një nga simbolet më të forta të këtij transformimi është Piramida e Tiranës. E rindërtuar nga studioja holandeze e arkitekturës MVRDV dhe e rihapur në vitin 2023, ajo është kthyer nga një monument i diktaturës në një qendër moderne për teknologji, startupe dhe edukim rinor. Ndërkohë, Tirana po tërheq emra të njohur të arkitekturës ndërkombëtare, përfshirë arkitektin zviceran Valerio Olgiati, i cili ka prezantuar projektin për një nga ndërtesat më të larta në Evropë.

Roli i Zvicrës në zhvillimin e Shqipërisë vlerësohet gjithashtu si shumë i rëndësishëm. Ambasadorja zvicerane në Tiranë, Ruth Huber, thekson se Shqipëria është “një nga vendet më dinamike në rajon”, duke vënë në dukje energjinë dhe dëshirën e shqiptarëve për ta çuar vendin përpara. Sipas saj, shqiptarët janë të hapur ndaj botës, flasin disa gjuhë dhe kanë një interes të madh për zhvillimin dhe integrimin evropian. Zvicra mbështet prej vitesh reformat dhe projektet për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm në Shqipëri.

Bumi turistik është një tjetër tregues i ndryshimit të madh: numri i vizitorëve është rritur nga 2’6 milionë në 12,4 milionë në vetëm pesë vite. Riviera shqiptare po shndërrohet në një destinacion të preferuar mesdhetar, ndërsa investimet në infrastrukturë, hotele dhe aeroporte po ecin me ritme të shpejta.

Megjithatë, përtej luksit dhe zhvillimit urban, artikulli nënvizon se forca më e madhe e Shqipërisë mbetet autenticiteti i saj. Në qytete historike si Gjirokastra dhe Berati, apo në zonat rurale dhe agroturizmat familjare, vizitorët përballen me një kulturë mikpritjeje që vazhdon të mbetet e veçantë, shkruan “NZZ am Sonntag”.

Këtë e përmbledh edhe Elion Fiska nga kantina “Alpeta”, i cili shprehet: “Ne shqiptarët nuk e kemi mësuar kurrë industrinë profesionale të turizmit. Ne e mirëpresim mysafirin sikur të ishte mysafiri ynë personal.” Pikërisht kjo ndjenjë njerëzore dhe e sinqertë është ajo që, sipas reportazhit, e bën Shqipërinë një vend ku vizitorët ndihen të mirëpritur dhe ku duan të rikthehen sërish.

Autorja e artikullit paralajmëron se ritmi i shpejtë i zhvillimit turistik mund të rrezikojë autenticitetin e Shqipërisë. Ajo shkruan se vendi është aq shumë në ngjitje, sa të lind dëshira t’i flasësh si një fëmije: “Kujdes, mos u shtyp nga rrotat e zhvillimit!”

Sipas saj, në shumë zona bregdetare plazhet dikur të qeta familjare po zëvendësohen nga beach clubet dhe turizmi masiv, ndërsa zhurma e investimeve po mbulon shpesh shqetësimet për natyrën dhe ruajtjen e peizazheve autentike shqiptare. (A2 Televizion)

Related Posts

Deputetja e Shkodrës largohet nga PS: Prej sot do të jem e pavarur! Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë pa u bashkuar me parti
Kryesore

Koçeku sfidon PS: Nuk ua kam marrë juve mandatin, shkojmë në zgjedhje dhe matim forcat

16/06/2026
Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin
Kryesore

Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

16/06/2026
Ndahet nga jeta pediatri i njohur, Edi Tushe
Kryesore

Ndahet nga jeta pediatri i njohur, Edi Tushe

16/06/2026
Rama në Athinë: Greqia, sot edhe e juaja aq sa e grekëve! Jo të gjitha dallimet janë sheshuar! Fantazmat e paragjykimeve shfaqen përmes ndonjë gojë apo dore të të shkuarës
Kryesore

Edi Rama: S’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme

16/06/2026
11 shqiptarë të arrestuar në Greqi, grabisnin makina dhe u falsifikonin të dhënat
Kryesore

11 shqiptarë të arrestuar në Greqi, grabisnin makina dhe u falsifikonin të dhënat

15/06/2026
Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!
Kryesore

Deputeti i PS: Kush i orientoi protestuesit në Rinas, ka bërë një akt antikombëtar

15/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Deputetja e Shkodrës largohet nga PS: Prej sot do të jem e pavarur! Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë pa u bashkuar me parti

Koçeku sfidon PS: Nuk ua kam marrë juve mandatin, shkojmë në zgjedhje dhe matim forcat

16/06/2026
“Gjërat do bëheshin të thjeshta për Spanjën nëse shënonte”, Ahmataj: Hasi shumë vështirësi, ndeshjet fitohen në fushë dhe jo me emra

“Gjërat do bëheshin të thjeshta për Spanjën nëse shënonte”, Ahmataj: Hasi shumë vështirësi, ndeshjet fitohen në fushë dhe jo me emra

16/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al