• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Në tre vitet e fundit mbi 60 shtetas të huaj janë shpallur ‘non grata’ në Shqipëri, mes tyre edhe mikesha e Vangjel Tavos

23/01/2021
Në tre vitet e fundit mbi 60 shtetas të huaj janë shpallur ‘non grata’ në Shqipëri, mes tyre edhe mikesha e Vangjel Tavos

Më shumë se 60 shtetas të huaj janë shpallur persona të padëshiruar nga Shqipëria, në 3 vitet e fundit. Nga të dhënat e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, rezulton se të paktën 7 prej tyre kanë qenë pjesë e trupave të huaja diplomatike, ku pjesa më e madhe rezulton të jetë nga Irani.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi të enjten se diplomati rus, Alexey Krivosheev, ishte shpallur person “non grata” (person i padëshirueshëm) në Shqipëri e kësisoj duhej të largohej nga vendi në 72 orët e ardhshme. Në komunikatë argumentohej se diplomati rus kishte thyer rregullat e diktuara nga pandemia Covid-19.

Burime për A2 konfirmuan se Krivosheev ishte infektuar nga koronavirusi dhe në raste të përsëritura nuk respektonte karantinën e detyrueshme. Krivosheev mbante funksionin e Sekretarit të Dytë në Ambasadën e Rusisë në Tiranë, ndërsa më herët kishte mbajtur të njëjtin pozicion në ambasadën e Rusisë në Shkup.

Moska reagoi sot përmes zv.ministrit të Jashtëm, Aleksandër Grushko, siç njoftoi Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Sipas këtij njoftimi, Grushko e quan dëbimin e diplomatit rus “një provokim për të dëmtuar marrëdhëniet ruso-shqiptare” dhe paralajmëron për “një përgjigje ndaj këtij hapi jo miqësor”.

Krivosheev nuk është diplomati i vetëm i shpallur person i padëshiruar në Shqipëri.

Në datë 26 mars 2018, qeveria shqiptare shpalli “non grata” 2 diplomatë rusë, Vladislav Filipov, atashe ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës, me arsyetimin se veprimtaria e tyre nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik.

Rusia u kundërpërgjigj në mënyrë reciproke, duke dëbuar dy diplomatë shqiptarë në ambasadën tonë në Moskë, Albert Jerasi dhe Arben Doçi. Jerasi mbante detyrën e zëvendësambasadorit shqiptar në Rusi. Ai ndodhej në Moskë prej më shumë se tre vjetësh, ndërsa më herët kishte shërbyer në misionin shqiptar pranë OKB në Nju-Jork.

Vitet e fundit, historia e dëbimeve nga Shqipëria nuk lidhet vetëm me Rusinë, por edhe Iranin. Gjatë vitit 2020, Shqipëria dëboi 4 iranianë, 2 nga të cilët diplomatë.

Më 15 janar të vitit të shkuar, autoritetet shqiptare njoftuan se kishin urdhëruar dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një postim në Facebook.

Sipas tij, të dy diplomatët, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, kishin zhvilluar “veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit u është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”.

Më 23 korrik të vitit të shkuar, Shqipëria dëboi Dabiel Kassrae. Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, urdhëroi dëbimin nga Shqipëria të Dabiel Kassrae, një iranian me nënshtetësi italiane, 29 vjeç. Në urdhrin e dëbimit, Dabiel Kassrae u shpall “person i padëshiruar” dhe iu ndalua qëndrimi në Shqipëri për një periudhë prej 15 vitesh.

Më 18 tetor, po të vitit 2020, u shpall “non grata” një tjetër iranian, Ehsan Bidin, pasi dyshohet se ishte i infiltruar në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Për iranianin Bidin, më herët ishte kërkuar largimi vullnetar nga vendi, por me urdhër të ministrit të Brendshëm, prej datës 17 tetor ai është shpallur “non grata” për të paktën 15 vitet e ardhshme.

Në vitin 2018, ambasadori i Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia, dhe një tjetër diplomat u shpallën “non grata”, pasi sipas shërbimeve inteligjente ishin të përfshirë në disa aktivitete që cenonin sigurinë kombëtare.

Shifrat e dëbimeve zgjerohen pas protestës me gjuhë urrejtjeje nga ana e një grupi shtetasish grekë që morën pjesë në funeralin e Kostandinos Kacifës, më 8 nëntor, në fshatin Bularat të Dropullit, duke shpallur “persona të padëshirueshëm” 52 prej tyre.

Krahas shpalljes “non grata”, 11 persona, kryesisht grekë, u vendosën nën hetim në gjendje të lirë nga autoritetet shqiptare për veprat penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”, “Shpërndarja apo futja e materialeve, shkrimeve apo simboleve nga jashtë në Republikën e Shqipërisë, të cilat synojnë përmbysjen e rendit kushtetues a cenimin e tërësisë tokësore të vendit” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Lidhur me ngjarjen në Bularat, Shqipëria shpalli person të padëshiruar eurodeputeten qipriote, Eleni Theocharous dhe gazetarin Panaiotis Savidis.(A2)

Related Posts

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)
Kryesore

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Kryesore

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

11/08/2026
Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili
Kryesore

Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili

11/08/2026
Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryesore

Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nder i jashtëzakonshëm, jam bir i futbollit holandez – Balkanweb.com – News24

U prezantua në krye të “tulipanëve”, Xavi me fjalë zemre: Nder i jashtëzakonshëm, jam bir i futbollit holandez

13/08/2026
Nder i jashtëzakonshëm, jam bir i futbollit holandez – Balkanweb.com – News24

Nder i jashtëzakonshëm, jam bir i futbollit holandez – Balkanweb.com – News24

13/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al