• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Negociatat, kryeministrit grek shton një kusht të ri për Shqipërinë

24/10/2019
Negociatat, kryeministrit grek shton një kusht të ri për Shqipërinë

Gjatë një vizite në qytetin e Selanikut, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka çuar përsëri një mesazh ndaj Tiranës dhe Shkupit disa ditë pasi dy vendet morën përgjigje negative për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Duke mos rrezikuar as më të voglin destabilizim në rajon do të ndjekim me vëmendje fqinjët tanë se si do të përgjigjen ndaj detyrimeve të tyre, ka theksuar Mitsotakis, duke shtuar se Athina favorizon prespektivën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me kusht që ato të plotësojnë detyrimet e tyre.

“Ashtu si me të gjithë, edhe me Shqipërinë kërkojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Nuk duhet të harrojmë se Greqia ka pritur shumë emigrantë ekonomikë nga Shqipëria duke dhënë një dorë në këtë mënyrë në rimëkëmbjen ekonomike të saj. Kuadri i bashkëpunimit tonë është tepër i gjerë. Por kusht për progresin e përbashkët, kusht që të hapet në një moment edhe rruga evropiane e Shqipërisë është respektimi i minoritetit grek dhe i të drejtave të tij”, ka deklaruar kryeminisri grek.

Kreu i Qeverisë greke për herë të parë prej ditës kur erdhi në pushtet ka bërë thirrje edhe për gjetjen e gjuhës së përbashkët në përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive në detin Jon.

“Kusht është të mos ketë asnjë thirrje nga njerëz që nuk e njohin historinë si dhe qasja e sinqertë për përcaktimin e Zonave Ekonomike Ekskluzive të të dy vendeve në Jon, një proces që dua t’ju kujtoj se kishte përfunduar në 2009, por atëhere Tirana zyrtare bëri pas”, ka deklaruar Mitsotakis.

Në të njëjtën gjatësi vale ishin edhe deklaratat e Mitsotakis edhe për fqinjin verior që zhvillon zgjedhjet e parakohshme më 12 prill të vitit që vjen, duke kujtuar se vërtet që partia e tij dhe ai vetë nuk ishin dakord me Marrëveshjen e Prespës, por ai do ta zbatojë atë dhe të njëjtën gjë do të kërkojë edhe nga Qeveria e Shkupit.

Related Posts

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)
Kryesore

Flakë të mëdha pranë Picarit, digjet plotësisht një automjet (VIDEO)

20/09/2026
Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë
Kryesore

Vrasja në Sarandë vetëm, 76 metra larg Komisariatit të Policisë

20/09/2026
Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)
Kryesore

Atentati që tronditi Sarandën, ekzekutohet një 44-vjeçar, plagoset kalimtari (Emrat)

20/09/2026
Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë
Kryesore

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

20/09/2026
Raporti sekret për Ramiz Alinë në vitin 1990: Rite fetare e kryqe në Himarë e Dhërmi, turistët dyshohen si agjentë grekë!
Kryesore

Raporti sekret për Ramiz Alinë në vitin 1990: Rite fetare e kryqe në Himarë e Dhërmi, turistët dyshohen si agjentë grekë!

20/09/2026
Polemikat për manekinin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, dorëheqje dhe reagime
Kryesore

Polemikat për manekinin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, dorëheqje dhe reagime

20/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson – Balkanweb.com – News24

Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson

21/09/2026
Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson – Balkanweb.com – News24

Dita e parë e grumbullimit për Shqipërinë, FSHF njofton largimin e mesfushorit për shkak dëmtimi, ja kush e zëvendëson – Balkanweb.com – News24

21/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al