• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nën hetim për rastin Suarez, ja çfarë rrezikojnë drejtuesit e Juves

05/12/2020
Nën hetim për rastin Suarez, ja çfarë rrezikojnë drejtuesit e Juves

Luis Suarez u transferua te Atletico Madridit, por procedurat e nisura për të marrë nënshtetësinë italiane, vijojnë të shqetësojnë Juventusin, pasi drejtori sportiv i bvardhezinjve Fabio Paratici është zyrtarisht nën hetim nga ana e prokurorisë së Perugias.
Fillimisht ishte Guardia di Finanzia që konstatoi se provimi i uruguaianit për mbrojtjen e gjuhës italiane në Universitetin për të Huajt në Perugia ishte parapërgatitur në mënyrë që Suarez ta kalonte me sukses, ndonëse dinte vetëm pak fjalë. Prej kohësh hetimi është marrë në dorë nga Prokuroria e Perugias, e cila ka zbardhur tabulatet dhe ka gjetur mes tyre një telefonatë të Paraticit me Ministren e Transporteve në Itali, Paola de Micheli.
Kjo e fundit është edhe mikeshë fëmijërie e Paraticit, ndaj drejtuesi i Juventusit i kërkoi përshpejtim të procedurave të dhënies së shtetësisë italiane për Suarez, ndërsa nën hetim janë edhe përfaqësuesit ligjorë të bardhezinjve Luigi Chiappero dhe Maria Turco.
Vetë klubi i Juventusit reagoi pasditen e sotme me një deklaratë zyrtare, ku pranoi se zyrtarët e tij janë nën hetim nga Prokuroria e Perugias, por theksoi se ata kanë vepruar vetëm në bazë të ligjit dhe shprehën bindjen se do të dalin të pastër nga kjo histori.
Sipas ligjit federal të vitit 2001, në raste të tilla klubet rrezikojnë nga një gjobë deri në përjashtim nga kampionati apo rënie nga kategoria, por opsionet e fundit duket se nuk janë për rastin e Juventusit, pasi bardhezinjtë ndryshuan strategji në merkato dhe në fund Suarez përfundoi te Atletico Madrid.

Related Posts

Një “bomber” me çdo kusht, Juve hidhet në merkato, sakrifikon Zhegrovën – Balkanweb.com – News24
Sport

Një “bomber” me çdo kusht, Juve hidhet në merkato, sakrifikon Zhegrovën – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
Zizu me “dhimbje koke”, përplasje mes Mbappe e Dembele, shkak “Topi i Artë” – Balkanweb.com – News24
Sport

Zizu me “dhimbje koke”, përplasje mes Mbappe e Dembele, shkak “Topi i Artë” – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
“Po të kishe gjunjët e mi, do e kuptoje”, Neymar po reflekton largimin nga futbolli – Balkanweb.com – News24
Sport

“Po të kishe gjunjët e mi, do e kuptoje”, Neymar po reflekton largimin nga futbolli

11/11/2026
“Po të kishe gjunjët e mi, do e kuptoje”, Neymar po reflekton largimin nga futbolli – Balkanweb.com – News24
Sport

“Po të kishe gjunjët e mi, do e kuptoje”, Neymar po reflekton largimin nga futbolli – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
Hysaj, një rast unik, pa skuadër, por pikë referimi në përfaqësuese – Balkanweb.com – News24
Sport

Hysaj, një rast unik, pa skuadër, por pikë referimi në përfaqësuese

11/11/2026
Hysaj, një rast unik, pa skuadër, por pikë referimi në përfaqësuese – Balkanweb.com – News24
Sport

Hysaj, një rast unik, pa skuadër, por pikë referimi në përfaqësuese – Balkanweb.com – News24

11/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Një “bomber” me çdo kusht, Juve hidhet në merkato, sakrifikon Zhegrovën – Balkanweb.com – News24

Një “bomber” me çdo kusht, Juve hidhet në merkato, sakrifikon Zhegrovën – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
Këngëtari vdiq në një klinikë private, vila e Giorgos Mazonakis bie pre e vjedhjes – Balkanweb.com – News24

Këngëtari vdiq në një klinikë private, vila e Giorgos Mazonakis bie pre e vjedhjes – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al