• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Neritan Ceka “shpërthen” ndaj Ramës: Nuk po shkoj dot në palestrër dhe shëtitje nga liqeni, mjekët dhe infermierët tanë kanë qenë të papërgatitur. Veç opozita është serioze, e kujdesshme dhe bashkëpunese

28/04/2020
Neritan Ceka lajthit sërish: Ditën që do hapen negociatat, mua do të më vijë turp

Arkeologu dhe historiani Neritan Ceka ka “shpërthyer” në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ku ai për shkak të masave të marra kundër Covid-19 nuk po del dot shëtitje nga liqeni dhe nuk po shkon në palestër.

Në një lidhje skype me Fax News, ka folur për masat e marra nga ana e qeverisë shqiptare, ku thotë se pati një vonesë në mbylljen e kufijve dhe se kjo duhej bërë shumë më parë.

Ai thotë se mjekët dhe infermjerët kanë qenë të papërgatitur pasi sipas tij shëndetësia është në shërbim të mijitantëve.

Ndërkohë, Ceka thotë se veç opozita është serioze, e kujdesshme dhe bashkëpunese.

“Përveç pjesës së palestrës dhe daljes për shëtitje nga liqeni, nuk është se ka pasur ndonjë ndryshim të madh për mua personalisht. Ka qenë një gjë e papritur për të gjitha vendet, e gjithë bota është gjetur jo gati për këtë situatë, Shqipëria ka pasur një rast të ngjashëm në 97 kur shumë qytetarë u mbyllën nëpër shtëpia. Shqipëria u gjet e papërgatitur sa i takon personelit mjekësor, duhet të ishte hyrë që një javë më parë në izolim, por në përgjithësi gjithçka është menaxhuar mirë.

Në javën e parë u bënë disa gabime, pasi një eufori se Shqipëria do të ishte e paprekur, gjë që ishte e gabuar, sa kohë që 1/6 e shqiptarëve ndodhen në Itali, që ishte vatra më e nxehtë. Në krye të sistemit shëndetësor janë vendosur njerëz militantë, kur në fakt dolën në pahë përgjegjësit e pavionëve, të cilët duhet të qendrojnë në krye. Dua të pyes këta ministrat tanë që kanë mbivlerësuar ekspertët e huaj, ku i keni ata sot? Është krijuar një ide sikur në vendin tonë mungojnë specialistët, gjë që nuk është e vërtetë, pasi kjo situatë nxori në pah se ne i kemi njerëzit e kualifikuar”, tha Ceka.

Ndërkohë që sa i takon shqiptarëve që kërkonin të ktheheshin në vendin tonë, Ceka tha se shteti duhet ti kishte pranuar të gjithë, dhe se karantina duhet të kishte qene pa pagesë. Sipas tij kjo tregoi se shteti shqipar i la ata rrugëve. Sa i takon rolit të opozitës, Ceka e vlerësoi atë si bashkëpunues dhe të kujdesshëm, ndërsa shtoi se ndryshimet në Kodin Penal që kaluan në Kuvend ishin të panevojshme.

“Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, sjellin një pjesë të mirë të remitancave në shqipëri, janë këta persona që mbajnë motra dhe vëllezër në Shqipëri, dhe ditën kur patën nevojë për shtetin shqiptar, ata u lanë në mes të rrugës. Shteti duhet të ishte aty, kur ata kishin nevojë, ti merrte dhe ti fuste në karantinë pa pagesë. Sjellja e shtetit shqiptar ka qenë poshtëruese.

Roli i pozitës është vendosur vetëm në dorën e një njeriu, ndërkohë që është për tu vlerësuar sjellja që ka pasur opozita. Në Itali del dhe komunikon me publikun vetëm drejtori i mbrojtjes civile, kurse te ne njëherë del minitrja, njëherë tjetër del zëvendësja e saj, nuk ka një figurë qendrore dhe të besueshme. Opozitën e kam parë që të jetë serioze dhe objektive, një pjesë e mirë e propozimeve të saj, në fillim u refuzuan dhe më pas u pranuan, pa cituar autorë.

Unë mendoj se te ne nuk do të ketë një përsëritje të virusit, pasi shifrat dhe të gjithë treguesit janë pozitiv. Parlamenti duhet të ishte marrë me çështjet ekonomike, pasi ndryshimet në Kodin Penal, nuk do të sjellin asnjë të arrestuar. Asnjë prokuror nuk do të donte që ti ndiqte çështje të tilla. Amnistia fiskale është shoë i radhës, ai që ka punuar në të zezë, nuk mund të mbledhë 1 milionë euro. Ai që mbledh portokalla nuk do të bjerë miliona euro, kemi pasur plot amnisti në ndërtim dhe atje janë hedhur lekët. Nuk duhet bërë pasi do të godiste ata që punojnë në mënyrë të ndershme”, tha Ceka.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë

Muçi, rekordmen në Turqi, thyen çdo tabu dhe firmos një super kontratë

18/05/2026
Pete Davidson ndahet nga partnerja vetëm pak muaj pasi u bënë prindër

Pete Davidson ndahet nga partnerja vetëm pak muaj pasi u bënë prindër

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al