• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nëse nuk rrini në shtëpi, Shqipëria do të ketë fatin e Italisë”, paralajmërimi i frikshëm i mjekut Pëllumb Pipero

22/03/2020
Paralajmërimi i mjekut/ Është një “qetësi” që nuk zgjat shumë, piku pas 29 marsit

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero u ka bërë sërish sot thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Në një lidhje me News 24, Pipero u shpreh se nëse nuk qëndrojmë në shtëpi skenari italian është shumë afër dhe pasojat do jenë të mëdha. Duke parë dyfishimin e numrit të të prekurve brenda një dite, ai thotë se kjo nuk është një gjë normale.

“Pas çdo rasti të konfirmuar fshihen 10 apo 15 raste të tjera. Në këtë situatë pandemie dhe shtimit të rasteve të prekura iu kërkojmë qytetarëve të jenë mirëkuptues dhe të ndjekin udhëzimet e qeverisë. Ne mjekët shohim vetëm majën e ajsbergut, ndërkohë që ISHP ndjek rastet e kontaktit, ne mjekojmë rastet që na vijnë. Java që nis është decizive për të parë edhe numrat edhe për të parë efektshmërinë e masva të marra. Numri i rasteve është dyfishur në një ditë, pra sa më shumë të mos zbatojmë masat aq më shumë shtohen të prekurit”, u shpreh Pipero.

Ai u bën thirrje të gjithëve që të dëgjojnë këshillat e autoriteteve, pasi situata mund të bëhet më keq se Italia. “Minimalisht të qëndrojnë në shtëpi është shumë pak për të fituar shumë jetë njerëzish. Nesër do të jetë shumë vonë. Nesër i afrohemi një hap më shumë skenarit italian, por nëse qytetarët nuk na dëgjojnë, nuk kam ç’tju them më pastaj: Zoti na ruajtët…”, shtoi më tej Pipero.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

Kosova/ Malisheva siguron Evropën, Ferizaj dhe Prishtina e Re bien nga Superliga

17/05/2026
Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

Vllaznia mund Tiranën dhe shpallet kampione e “Abissnet Superiore U-16”

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al