Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka marrë një plan masash për furnizimin me energji elektrike natën e ndërrimit të viteve të gjithë konsumatorët. OSHEE ka vendosur në pikat strategjikë të rrjetit të shpërndarjes rreth 1500 punonjës, të cilët monitorojnë 24 orë situatën e furnizimit me energji elektrike.
Baza materiale, mjetet e transportit, grupet e gatishmërisë, janë në dispozicion për mbarëvjatjen e procesit të furnizimit me energji elektrike, në të gjithë territorin, për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e defekteve dhe marrjen e masave për zgjidhjen e avarive, të rrjetit shpërndarës që furnizon.
Banorët e Tepelenës dhe zonës përreth që mund të kenë probleme me energjinë elektrike, duhet të kontaktojnë në këta numra 034 600 300 / 034 600 301. Për banorët e Gjirokastrës dhe Përmetit, numrat e OSHEE-së janë 084 410 517 / 084 410 519.








