Bashkimi Evropian do të organizojë nesër një konferencë të donatorëve ndërkombëtarë në Bruksel për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin në fund të nëntorit. Konferenca është organizuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që të ndihmojnë Shqipërinë.
“BE është e lumtur të njoftojë se konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të jetë në 17 shkurt. Shtë një konferencë e donatorëve pas tërmetit të tmerrshëm në Shqipëri. Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë në rindërtimin e saj“, tha von der Leyen ditën që njoftoi se do kishte një konfernecë të tillë.
Një ditë para konferecnës ka folur dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili shpreson se nga ky takim Shqipëria do arrij të grumbullojë shuma të mëdha. Në një intervistë për Klan, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj thotë se pritshmëritë i mbështesin nisur dhe nga eksperienca të ngjashme në rast fatkeqësish natyrore në vende të tjera.
“Nëse ne angazhojmë nesër diçka midis 300 milionë deri në 350 milionë euro, nëse nuk ka bërë ndonjë magji kryeministri le të themi me turin e vet, pra natyrshëm do të shkonte tek 300-350 milionë eurove, ku raporti midis granteve dhe kredive do të ishte diçka tek 70-80 milionë euro vijnë grante dhe pjesa tjetër vijnë kredi të buta që janë të domosdoshme për rindërtimin”, shprehet Ahmetaj.
Në konferencën e nesërme pritet të marrin pjesë vendet e BE, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues nga vende të tjera, si dhe nga organizatat ndërkombëtare dhe institucionet financiare ndërkombëtare, përfshirë OKB dhe Bankën Botërore.
Çfarë ndodhi në Shqipëri në 26 nëntor?
Më 26 nëntor 2019, një tërmet me madhësi 6.4 goditi Shqipërinë, duke shkaktuar shkatërrimin e infrastrukturës publike dhe privat dhe la pas 51 viktima e më shumë se 1000 të plagosur. Po ashtu 14 mijë banorëve iu dëmtuan shtpitë dhe u strehuan për shumë kohë në hotele apo banesa me qera. Nga tërmeti mijëra ndërtesa janë dëmtuar seriozisht, përfshirë shkolla, spitale dhe institucione të tjera shtetërore. Pas tërmeti të shumtë ishin ata që kontriubuan për të ndihmuar familjet e prekura, ku shumë shoqata bamirëse ishin dhe në terren me veshmbathje dhe ushqime. Nga ana tjetër vendet e BE, SHBA e shtete të tjera dërguan forca për të ndihmuar në terren me përvojë dhe infrastrukturë. Nga ana tjetër BE akordoi një grant fillestar prej 15 milion € për rindërtimin e ndërtesave publike me përparësi. Ndihmë monetare pati dhe nga vende të tjera, por në shuma të vogla. Qeveria shqiptar pak ditë më parë ka bërë me dije se fatura e dëmeve të tërmetit është 1 miliard Euro.