• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nesër nis zhvarrimi i ushtarëve grekë në Dragot të Tepelenës

21/01/2018
Nesër nis zhvarrimi i ushtarëve grekë në Dragot të Tepelenës

Të hënën aktivizohet zyrtarisht marrëveshja e arritur midis dy qeverive për zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, në vitet 1940-1941. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia zyrtare greke, ANA-MPA. Procesi parashikon lokalizimin, zhvarrimin, identifikimin dhe pastaj varrimin e tyre në dy varreza, në Bularat dhe Këlcyrë, sipas vendimit të qeverisë shqiptare në 13 dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas agjencisë greke të lajmeve, punimet për zhvarrimin do të fillojnë të hënën në ora 11,00 në Dragot të Tepelenës. Nën mbikqyrjen e komisionit dypalësh do të gërmohet në vendet ku sipas hartave italiane të kohës, por edhe dëshmive të banorëve, janë varrosur qindra ushtarë grekë që ranë gjatë betejave të përgjakshme me italianët. Punimet do të vazhdojnë kudo ku mendohet se ndodhet eshtrat e rreth 6.800 grekëve, nga 8.000 që u vranë në periudhën nga nëntori 1940 deri në prill 1941, sipas agjencisë ANA-MPA.

Në fakt, kërkesa greke për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë, daton prej më shumë se 30 vite më parë. Në shkurt 1985, kryeministri i atëhershëm shqiptar, Adil Çarçani, ka nënshkruar një urdhër, që u dërgohej disa ministrive, si dhe komiteteve ekzekutive të dhjetë rretheve në jug dhe lindje të vendit.

Gazetari i Ora News Robert Goro disponon një kopje të këtij urdhëri. Shkresa titullohej “Për identifikimin dhe saktësimin e numrit të varreve të ushtarëve grekë të rënë në vendin tonë gjatë luftës italo-greke (1940-1941).

“Meqë qeveria greke kërkon kthimin në Greqi të eshtrave të ushtarëve grekë, është e domosdoshme të bëhet një punë serioze për gjetjen e varreve të tyre”, nënvizonte kryeministri Çarçani. Shefi i qeverisë komuniste udhëzonte ministrinë e Ekonomisë Komunale që “në bashkëpunim me ministrinë e financave të zgjidhë mënyrën e përballimit të shpenzimeve për zbulimin e këtyre varreve”.

Në vitet që pasuan, Athina u tërhoq nga kërkesa për kthimin në Greqi të eshtrave, duke gjykuar se ato duhej të mbeteshin në Shqipëri. Atëherë filloi një maratonë negociatash që përfundoi me nënshkrimin e marrëveshjes përkatëse në vitin 2009. Por kjo marrëveshje kishte mbetur pezull për shumë vite, dhe u zhbllokua pas takimit që dy ministrat e jashtëm, Kotzias e Bushatit zhvilluan në Kretë, në nëntor të vitit të kaluar.

Related Posts

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)
Kryesore

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht
Kryesore

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga këto SMS, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare

06/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Kriza e çmimit, Greqia nis sot skemën e subvencionimit për naftën

06/04/2026
Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku
Kryesore

Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku

06/04/2026
Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas
Kryesore

Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

07/04/2026
E talentuar, elegante dhe e admiruar në mbarë botën, sa vjeçe bëhet sot Zendaya?

Fundi i “Euphoria”? Flet për herë të parë Zendaya

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al