• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga 660, Tritan Shehu i bën 2 mijë votat e pavlefshme në Gjirokastër

09/07/2019
Nga 660, Tritan Shehu i bën 2 mijë votat e pavlefshme në Gjirokastër

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu në një intervistë për portalin informativ “Syri Tv” duke komentuar votimet e 30 qershorit, theksoi se votat e pavlefshme në rang kombëtar ishin një shuplakë për Ramën, ku një pjesë e mirë ishin vota të pavlefshme të atyre votuesve që kishin shkuar me forcë në votime nga Rama.

“Opozita ka jo më të njëjtën mbështetje, por sot ka një mbështetje në rritje nga elektorati dhe kjo u vërtetua më 30 qershor kur qytetarët bojkotuan 30 qershorin duke e kthyer në një ditë turpi. Opozita tregoi që ka një mbështetje shumë të madhe te njerëzit, të cilët jo vetëm nuk vajtën, por edhe mijëra e mijëra të tjerë që shkuan i nxorën fletët e pavlefshme. Vetëm në Gjirokastër janë 2000 vota të pavlefshme. Në Përmet janë 750 të tillë, vazhdojmë po kështu në Libohovë, Këlcyrë, flas këtu për qarkun që mbuloj atë të Gjirokastrës. Lajmin e parë për votat e pavlefshme e mora nga Përmeti dhe këtë ma kanë thënë nga brenda  KZAZ në këtë qytet. Dhe kjo ishte një protestë e atyre që kishin shkuar me forcë në votime. Pastaj u pa që ky proces ishte në të gjithë Shqipërinë. Disa bojkotuan në mënyrë publike, disa duke u bërë kryq, disa duke lënë shënime në fletët e votimeve”, tha ai.

Shehu ka komentuar edhe raportin paraprak të ODHIR.

“Unë nuk kam ndërmend të komentoj se çfarë tha një zëdhënës i Komisionit Europian. Raporti paraprak i ODHIR-it, i cili ishte dërguar për këtë punë është ai që duhet marrë në konsideratë. Thelbi i raportit paraprak të ODHIR thotë se dekretin e Presidentit mund ta rrëzojë vetëm Gjykata Kushtetuese. Që në këtë moment ato votime janë antikushtetuese, janë votime socialiste, me një kandidat. Ai raport thotë më tej se qytetarët nuk patën mundësi të zgjedhin. Në demokraci ka zgjedhje. Presionin mbi njerëzit për të votuar. Për mua raporti paraprak i ODHIR i hedh në erë këto votime, si antidemokratike, si antikushtetuese. Dhe ata që nuk pranuan dekretin e Presidentit tani duhet të përgjigjen para ligjit”, theksoi Tritan Shehu.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al