• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Dropulli në Tiranë, familjarët e Kacifasit nisen për të marrë trupin

06/11/2018
FOTO/ Nga Gjirokastra në Tiranë, ja ku është vendosur trupi i pajetë i Kostandinos Kaçifas

Familjarët e Kostandinos Kacifas, minoritari grek që mbeti i vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA janë nisur drejt Tiranës për të marrë trupin e pajetë të 35-vjeçarit.

Kacifa mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës. Trupi i tij u dërgua në morgun e Tiranës ku një grup prej katër ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryen ekspertizën. Familjarët e viktimës, pretendojnë se i afërmi i tyre, është qëlluar nga një distancë e afërt. Por nga ana tjetër specialët e RENEA këmbëngulën se të shtënat kanë qenë nga një distancë e konsiderueshme. Trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas u transportua mbrëmjen e së martës së kaluar nga Gjirokastra për në Morgun e Tiranës. Kujtojme se sot mediat greke shkruanin se trupi i Kacifas do t’i dorëzohej familjes brenda 24 orëve.

‘Protothema’ shkruante se Prokuroria shqiptare ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35-vjecarit Kacifa te merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat.

NGJARJA

Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën më 28 tetor. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.

Related Posts

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave
Kryesore

Furtuna e dorëheqjeve, largohen drejtoresha e AKU-së dhe kreu i Doganave

23/10/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Drejtuesi i lartë i PS donte të fuste djalin në punë, Dash Sula nxjerr SMS që i ka dërguar Rama: Po mos i dëgjo fare këto mor burrë… (VIDEO)

23/10/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve: Nesër në shesh për të mbështetur revoltën kundër narkoregjimit të Ramës

23/10/2026
Rama: Këta janë “studentët” në protestë, ja veprat penale që ata kanë kryer
Kryesore

Rama: Këta janë “studentët” në protestë, ja veprat penale që ata kanë kryer

23/10/2026
Edi Rama rrëfen ditën kur e goditën me levë
Kryesore

Çfarë do të ndodhë tani me mbi 130 drejtorët e dorëhequr

23/10/2026
Bulevardi bosh, venitet protesta para Kryeministrisë
Kryesore

Bulevardi bosh, venitet protesta para Kryeministrisë

23/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gola dhe rekorde, Bayern dhe Harry Kane takim me historinë

Ceremonia e “Topit të Artë”, Harry Kane e pranon: Jam nervoz…

24/10/2026
Gola dhe rekorde, Bayern dhe Harry Kane takim me historinë

Ceremonia e “Topit të Artë”, Harry Kane e pranon: Jam nervoz…

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al