• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

08/07/2026
Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

Nga Dorian Mersini (Jurist i së Drejtës Detare)

Pamjet e ditëve të fundit nga bregdeti i Jonit, ku ujërat dhe vija bregdetare, nga plazhi i Grames, Shën Andreas e deri në Dhërmi, u ndotën nga mbetje vajore që dyshohet se burojnë nga shkarkimi i paligjshëm i sentinave të anijeve, përbëjnë një nga incidentet më shqetësuese mjedisore të kohëve të fundit në brigjet shqiptare. Por, edhe më shqetësuese se vetë ndotja është heshtja institucionale që e ka shoqëruar këtë ngjarje.

Si është e mundur që, në vitin 2026, kur pothuajse çdo anije tregtare monitorohet në kohë reale përmes sistemit AIS (Automatic Identification System) dhe lëvizjet e saj janë të aksesueshme edhe nga platforma publike si MarineTraffic, të jetë kaq e vështirë të identifikohet se cila ose cilat anije kanë qenë në zonën ku ka ndodhur ndotja?

Nëse një qytetar i zakonshëm mund të hapë një platformë online dhe të shohë trafikun detar në çdo moment, atëherë sa më shumë duhet ta kenë këtë mundësi autoritetet detare shqiptare, të cilat disponojnë instrumente shumë më të avancuara monitorimi, përfshirë sistemet kombëtare të mbikëqyrjes së hapësirës detare, të dhënat radarike dhe informacionin e shkëmbimit ndërkombëtar.

Pikërisht për këtë arsye lind pyetja: a është bërë një analizë e plotë e trafikut detar në momentin kur ka ndodhur ndotja? A janë identifikuar të gjitha anijet që kanë kaluar në atë zonë? A janë marrë mostra për analizë laboratorike? Dhe, mbi të gjitha, a është njoftuar shteti i flamurit të anijes përgjegjëse, nëse ajo është identifikuar?

Konventa Ndërkombëtare MARPOL 73/78, e cila rregullon parandalimin e ndotjes nga anijet, nuk është një dokument formal për t’u cituar vetëm në konferenca. Ajo vendos detyrime konkrete për shtetet bregdetare që të hetojnë, dokumentojnë dhe ndjekin çdo rast të dyshuar të ndotjes detare. Nëse provohet se ndotja është shkaktuar nga shkarkimi i paligjshëm i sentinave, autoritetet shqiptare kanë detyrimin të mbledhin provat, të identifikojnë anijen përgjegjëse dhe t’ia referojnë rastin shtetit të flamurit dhe organizmave ndërkombëtarë kompetentë, në mënyrë që të merren masat ligjore përkatëse.

Mungesa e një reagimi publik krijon përshtypjen se ngjarje të tilla mund të kalojnë pa asnjë pasojë. Kjo dëmton jo vetëm mjedisin, por edhe besimin e publikut te institucionet dhe reputacionin e Shqipërisë si një destinacion turistik dhe detar.

Është paradoksale që investohen miliona euro në zhvillimin e marinave turistike, promovimin e Rivierës Shqiptare dhe industrisë së jahteve, ndërsa një akt i tillë ndotjeje rrezikon të zhbëjë, me një goditje të vetme, gjithë këtë përpjekje.

Deti nuk ka nevojë për deklarata të bukura. Ka nevojë për institucione që veprojnë. Çdo orë vonesë në hetim e bën më të vështirë identifikimin e autorëve dhe më të lehtë përsëritjen e këtyre krimeve mjedisore.

Nëse sot nuk identifikojmë dhe ndëshkojmë autorët e ndotjes së bregdetit Jonian, nesër rrezikojmë t’u japim mesazhin të gjithë operatorëve detarë se brigjet shqiptare janë një vend ku mund të shkarkohen mbetje vajore pa pasoja.

Mbrojtja e mjedisit detar nuk është zgjedhje politike. Është detyrim ligjor, kombëtar dhe ndërkombëtar. Heshtja, në raste të tilla, nuk është neutralitet. Heshtja është bashkëfajësi./VNA.al

Related Posts

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)
Kryesore

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

11/07/2026
Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave
Kryesore

Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

11/07/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurit

11/07/2026
Reagon Gaz Bardhi: Vëllai i Olsit foli shumë, por s’tha asgjë
Kryesore

4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

11/07/2026
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kryesore

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11/07/2026
Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Kryesore

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

11/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

11/07/2026
Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

11/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al