• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trafik kallashnikovësh nga Kakavija në Kretë? Policia greke zbardh skemën e rrjetit që drejtohej nga një 59-vjeçar

18/09/2019
Trafik kallashnikovësh nga Kakavija në Kretë? Policia greke zbardh skemën e rrjetit që drejtohej nga një  59-vjeçar

Zbardhen të tjera detaje për trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Greqisë me destinacion përfundimtar ishullin e Kretës. Rolin kryesor për trafikun e kallashnikovëve AK-47 e kishte një 59-vjeçar grek, që tashmë është i arrestuar. Ai ishte një nga furnizuesit kryesorë të armëve në ishullin e Kretës.

59-vjeçari kishte udhëtuar disa herë në Shqipëri. Udhëtimet e tij të shpeshta drejt vendit tonë kishin tërhequr vëmendjen e autoriteteve greke. Hetimet nisën në Nëntor të vitit 2018, kur agjentët e policisë greke filluan të vëzhgonin nga afër lëvizjet e 59-vjeçarit. Përgjimi i tij çoi në zbulimin e aktivitetit kriminal dhe identifikimit të anëtarëve të tjerë të kësaj organizate që vepronte në dy grupe.

Grupi i parë ishte aktiv në Greqi, kurse i dyti në vendin tonë. 59-vjeçari grek merrte porositë për armë nga blerësit në Kretë. Ai përdorte ndërmjetës për porositë dhe asnjëherë nuk ka patur kontakt të drejtpërdrejtë me një blerës. Pasi merrte porosinë nga ndërmjetësit, 59-vjeçari vihej në lëvizje. Ai udhëtonte vetë drejt Shqipërisë për të organizuar planin dhe për të rregulluar ngarkesën e armëve.

Përmes kontakteve të tij me furnitorët shqiptarë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, sigurohej sasia e armëve dhe municioneve në vendin tonë. Këtu hynin në lojë 5 të dyshuarit shqiptarë, të cilët kishin për detyrë gjetjen e këtyre armëve. Kur porosia ishte gati, 59-vjeçari njoftonte dy bashkëpunëtorët e tij grekë, 55 dhe 64 vjeç. Këta dy të fundit ishin transportuesit. Ata merrnin ngarkesën dhe paguanin shqiptarët që i furnizonin me armë. Më pas, me automjete private transportonin arkat me municione dhe kallashnikovë drejt Greqisë. Me një makinë tjetër, përpara tyre qëndronte 59-vjeçari, i cili printe rrugën. Gjatë gjithë udhëtimit, ai shoqëronte në distancë ngarkesën e armëve deri në destinacion, në ishullin e Kretës. Më pas porosia dorëzohej sërish përmes ndërmjetësve.

Nga operacioni i policisë greke u arrestuan 6 pjesëtarë të këtij rrjeti, të gjithë grekë. Në kërkim janë shpallur 10 të tjerë, ndër të cilët 5 janë shqiptarë. Të dhënat e këtyre të fundit janë shpërndarë pranë policive të vendeve fqinje si dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Gjatë këtij aksioni, policia greke sekuestroi kallashnikovë, pushkë dhe 122.566 fishekë./ TV Klan

Related Posts

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)
Kryesore

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

11/07/2026
Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave
Kryesore

Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

11/07/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurit

11/07/2026
Reagon Gaz Bardhi: Vëllai i Olsit foli shumë, por s’tha asgjë
Kryesore

4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

11/07/2026
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kryesore

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11/07/2026
Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Kryesore

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

11/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

11/07/2026
Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

11/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al