• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga kryetar i Gjirokastrës në krye të qeverisë në vitin ’97, Bashkim Fino, politikani i pajtimit

29/03/2021
Nga kryetar i Gjirokastrës në krye të qeverisë në vitin ’97, Bashkim Fino, politikani i pajtimit

Në Mars të vitit 1997 Bashkim Fino do të njihej nga të gjithë shqiptarët, jo vetëm nga banorët e Gjirokastrës ku ishte zgjedhur kryebashkiak një vit më parë. Emri i Finos ishte i vetmi që merrte konsensus për t’u zgjedhur në krye të një qeverie të pajtimit kombëtar. Në Shqipërinë e asaj kohe njihej vetëm gjuha e armëve dhe ardhja e një politikani të ri, i panjohur dha shpresë.

Ish-presidenti Sali Berisha dha konsensus për të vetmin kryebashkiak socialist që e kishte mirëpritur atë gjatë një vizite në Gjirokastër. Gjatë muajve të trazuar të pranverës së 1997, qeveria e pajtimit kombëtar arriti të vendose pak rregull dhe të organizonte zgjedhjet e reja nga të cilat më pas socialistët fituan shumë thellë.

Më pas Fino morri disa poste drejtuese në qeveritë që erdhën më pas. Prej vitit 1997 Fino ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Me qeverinë e re pas zgjedhjeve të qershorit 1997 deri në 1998 ishte Minister i Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Pavarësisht karrierës së mëvonshme në PS, emri i tij do të lidhej përherë me këtë moment, pra do të shihej si njeriu i “pajtimit”. Këtë emër të mirë e zbehu, por nuk e fshiu as betejat e fushatës katarsiste të Fatos Nanos në vitin 2001, ku Fino akuzohej për korrupsion dhe për lidhje me botën e krimit. Më vonë Fino nuk ishte më në vijën e parë, por sërish si deputet I partisë socialiste dhe së fundmi kandidonte I katërti në listën e PS në Fier.

Related Posts

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik
Kryesore

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026
“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës
Kryesore

“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës

16/08/2026
Fluks i lartë në dy pikat kufitare me Greqinë, mbi 23 mijë shtetas kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën
Kryesore

Fluks i lartë në dy pikat kufitare me Greqinë, mbi 23 mijë shtetas kalojnë Kakavijën dhe Qafë Botën

16/08/2026
Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive
Kryesore

Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive

16/08/2026
Udhëzimi i kryeprokurorit Çela: Të pushohen çështjet që përfitojnë nga amnistia e vitit 2026
Kryesore

Udhëzimi i kryeprokurorit Çela: Të pushohen çështjet që përfitojnë nga amnistia e vitit 2026

16/08/2026
Goditet organizata kriminale, trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Turqisë
Kryesore

Goditet organizata kriminale, trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Turqisë

15/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

Ura nuk kishte barriera mbrojtëse, këto janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik

16/08/2026
“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës

“Besa e diasporës” – Ja mesazhi që i lanë protestuesit Edi Ramës

16/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al