• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Nisma Thurje tek Vetëvendosje, ja partitë e reja që do të futen në zgjedhjet e ardhshme

07/08/2020
Nga Nisma Thurje tek Vetëvendosje, ja partitë e reja që do të futen në zgjedhjet e ardhshme

Si çdo pragfushate, edhe kjo vjeshtë pritet të sjellë në skenën politike shqiptare parti të reja politike që do të provojnë shanset e tyre në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Për dallim ndoshta nga pragfushtat e mëparshme, kjo e kësaj radhe pritet të sjellë një numër më të madh partish që mund të futen në garë. Janë të paktën 4 formacione politike që deri më tani janë paralajmëruar se do të tentojnë të futen në zgjedhjet e ardhshme.

Lëvizja Vetëvendosje me selinë në Tiranë, Nisma Thurje, partia e re deputetëve opozitarë dhe një pol i tretë politik; janë këto vetëm disa nga nismat politike që në javët dhe ditët e fundit përfliten në Tiranë. Të gjithë këto formacione që pritet të kthehen në parti politike këtë vjeshtë që vjen, do të përpiqen të shfrytëzojnë hapjen e listave me të paktën 2/3.

NISMA THURJE

Nga të gjithë këto organizime qytetarësh dhe intelektualësh, Nisma Thurje është më e vjetra. E nisur si një bashkim të rinjsh dhe intelektualësh që organizonin protesta për probleme të ndryshme, që nga ato të minatorëve apo naftëtarëve të Fierit, Nisma Thurje, në vitin e fundit, ka shfaqur ambicie të pastra për t’u bërë një parti politike. Kjo lëvizje nuk ka një kryetar të deklaruar, por janë disa intelektualë që janë parë në ballë të organizime të saj si Endri Shabani, Pano Soko apo edhe Erion Kristo. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Pano Soko nuk e hodhi poshtë mundësinë e shndërrimit të Nismës në parti politike dhe që të garojë në zgjedhje, duke qenë se tashmë u hapën listat për deputetë. Me këtë lëvizje janë parë afër edhe disa deputetë të opozitës së re si, Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari.

VETËVENDOSJE

Në prillin e 2021, Lëvizja Vetëvendosje bën fiks dy vite nga dita e hapjes së degës së saj në Shqipëri. Organizata aktualisht është ende me statusin e një OJF-je dhe ende nuk është shndërruar zyrtarisht në parti politike. Por aksionet përgjatë këtij viti në Shqipëri, e kanë treguar haptazi ambicien e tyre për tu kthyer në një parti politike dhe matur forcat në ambientin politik shqiptar. Vetëvendosje në Tiranë drejtohet nga Bojken Abazi, i cili në momentin e themelimit dhe regjistrimit të saj në gjykatë, mori mbështetje unanime nga bordi.

“PARTIA E MURRIZIT”

Ndryshe nga gjithë të tjerat në këtë listim, partia që pritet të krijohet nga Myslim Murrizi dhe deputetët e tjerë opozitare do të ketë “luksin” që të jetë parlamentare dhe nuk do të jetë e nevojshme që të mbledhë firma për të hyrë në garë. Myslim Murrizi e ka deklaruar shumë herë, që në shtator pritet që të prezantohet me një formacion të ri politik, por ende nuk ka shumë detaje se sa deputetë të opozitës së re do t’i bashkohen. Ndërsa sa i përket emrit, ende nuk ka zyrtarizim, por një “hashtag” nga deputeti tjetër opozitar me emrin “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, la të nënkuptuar se ky mund të jetë emri i ri i kësaj partie.

“POLI I TRETË”

Një pol i tretë në politikën shqiptare, kjo është lëvizja më e fundit që është paralajmëruar nga ish-kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Pasi u tërhoq nga jeta politike në vitin 2017, Spahiu ka vijuar të jetë aktiv në jetën publike dhe para disa ditësh me anë të një shkrimi ka lënë të nënkuptuar se do të tentojë të krijojë një “pol të tretë” në politikën shqiptare. Në këtë përpjekje ai mund të ketë në krah edhe disa ish-politikanë që janë në opozitë me Ramën, por që nuk e pëlqejnë lidershipin e Bashës në opozitë./panorama

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Festë dhe trazira, Parisi e djeg për triumfin në Champions League

Dinamo “drithërohet” para ndeshjes së Europës, me kundërshtarët qipriotë bashkohet kampioni i PSG-së – Balkanweb.com – News24

25/08/2026
Vrasja e ish-kampionit të botës në boks, arrestohen 4 persona – Balkanweb.com – News24

Vrasja e ish-kampionit të botës në boks, arrestohen 4 persona

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al