• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga skena në ekran: Dua Lipa pjesë e një projekti të ri filmik!

27/03/2026
Dua Lipa flet ‘troç’: Seksi duhet të jetë argëtues dhe i sigurtë

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, po zgjeron edhe më tej praninë e saj në industrinë e filmit. Artistja është bërë pjesë e projektit më të ri të studios A24, me titull “Peaked”, një produksion që pritet të tërheqë vëmendje që në fazat e para.

Filmi drejtohet nga Molly Gordon, e cila ka bashkëpunuar me Allie Levitan për skenarin. Edhe pse roli i Lipës mbahet ende sekret, prania e saj në kast e rrit ndjeshëm interesin për projektin.

“Peaked” sillet rreth dy vajzave që përpiqen të rikthejnë imazhin dhe “lavdinë” e dikurshme gjatë ribashkimit të 10-vjetorit të maturës, duke u përballur njëkohësisht me traumat e së kaluarës. Një histori që ndërthur humorin me dramën dhe nostalgjinë e viteve të gjimnazit.

Në këtë projekt, Dua Lipa do të ndajë ekranin me një kast të gjerë emrash të njohur si Emma Mackey, Laura Dern dhe Simone Ashley, ndër të tjerë. Xhirimet janë planifikuar të nisin muajin e ardhshëm.

Paralelisht me këtë hap në kinematografi, Lipa vijon të mbetet një nga artistet më të suksesshme të viteve të fundit. Nga debutimi i saj në vitin 2017 me hitin “New Rules”, deri te suksesi global i albumit “Future Nostalgia”, ajo ka arritur të dominojë toplistat ndërkombëtare dhe të fitojë çmime prestigjioze, përfshirë edhe Grammy.

Së fundmi, ajo publikoi albumin “Radical Optimism” në vitin 2024, duke konfirmuar edhe një herë pozicionin e saj në industrinë muzikore, ndërsa tashmë po konsolidon gradualisht edhe profilin e saj si aktore në ekran.

Related Posts

Aktorja turke thirret për dëshmi, i merren analiza gjaku dhe flokësh
Paparazzi

Aktorja turke thirret për dëshmi, i merren analiza gjaku dhe flokësh

27/03/2026
Opinionist në Ferma VIP, Ermal Mamaqi: Unë dhe Arbana e urrenim njëri-tjetrin
Paparazzi

Opinionist në Ferma VIP, Ermal Mamaqi: Unë dhe Arbana e urrenim njëri-tjetrin

27/03/2026
Mungesë ushqimi në ‘BBVA’? Egla Ceno i kthehet Ledjona Xheladinajt: Mos i ngatërroni përrallat me realitetin
Paparazzi

“Roli im i fundit”/ Pse po largohet Egla Ceno nga publiku?

27/03/2026
Konfirmohet, aktori shqiptar bëhet pjesë e ‘Ferma VIP’
Paparazzi

Konfirmohet, aktori shqiptar bëhet pjesë e ‘Ferma VIP’

27/03/2026
A do rikthehen bashkë? Roberti surprizon me deklaratën për Norën
Paparazzi

A do rikthehen bashkë? Roberti surprizon me deklaratën për Norën

27/03/2026
“Çfarë tersi që të kam komshie”/ Landi zbulon të vërtetën, kujt i drejtohej mesazhi përmes Mirit?
Paparazzi

“Çfarë tersi që të kam komshie”/ Landi zbulon të vërtetën, kujt i drejtohej mesazhi përmes Mirit?

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Thyen masën e sigurisë dhe mbanin radio policie në makinë, dy të arrestuar në Gjirokastër (VIDEO)

Thyen masën e sigurisë dhe mbanin radio policie në makinë, dy të arrestuar në Gjirokastër (VIDEO)

27/03/2026
Gjirokastër, 18 vjeçari i bën "të fortin" policisë, nuk ndalon në postbllok

Pa patentë në timon, ndalohet 17-vjeçari në Gjirokastër

27/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al