• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga trajneri, deri tek akademia! Partizanin e pret vera e vendimeve radikale

25/05/2026
Elbasani feston në kryeqytet, mund Partizanin, Egnatia i jep leksione Tiranës (VIDEO)

Partizani po hyn në një nga periudhat më të rëndësishme të viteve të fundit, teksa drejtuesit e klubit janë të detyruar të marrin vendime që do të ndikojnë jo vetëm sezonin e ardhshëm, por edhe vazhdimësinë e projektit të skuadrës.

Pas një kampionati të mbyllur në vendin e pestë dhe jashtë “Final Four”, te të kuqtë ekziston bindja se skuadra ka nevojë për ndryshime, por pa prishur plotësisht bazën aktuale të ekipit. Në ambientin e klubit ka zhgënjim për mënyrën se si shkoi sezoni, duke qenë se për një pjesë të mirë të kampionatit Partizani ishte në garë për vendin e katërt dhe për një biletë në Kupat e Europës. Megjithatë, luhatjet e shumta në rezultate dhe mungesa e vazhdimësisë në lojë bënë që skuadra ta mbyllte sezonin larg objektivave të vendosur në fillim.

Një nga problemet kryesore që ndikoi gjatë sezonit ishte mungesa e stabilitetit në pankinë. Të kuqtë ndryshuan tre trajnerë dhe kjo solli jo pak paqartësi në mënyrën e lojës, por edhe në menaxhimin e grupit. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit këtë herë duan të tregohen shumë më të kujdesshëm në zgjedhjen e teknikut të ri.

TRAJNERI I RI- Prioriteti kryesor mbetet emërimi i trajnerit që do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm. Në tavolinën e drejtuesve ka disa alternativa, mes trajnerëve shqiptarë dhe të huaj, por ideja kryesore vazhdon të jetë afrimi i një tekniku nga jashtë. Në klub besojnë se një trajner i huaj mund të sjellë një tjetër mentalitet dhe më shumë qartësi në ndërtimin e skuadrës.

Një nga emrat më të përfolur mbetet ai i Zoran Zekic. Kroati e ka drejtuar më parë Partizanin dhe konsiderohet si një trajner që e njeh mirë ambientin e klubit, por edhe presionin që ekziston te një skuadër që gjithmonë luan për trofe. Drejtuesit shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me të, edhe pse konkurrenca për shërbimet e tij mbetet e fortë.

MERKATO- Paralelisht me trajnerin, te Partizani po punohet edhe për merkaton. Drejtuesit synojnë të ruajnë pjesën më të madhe të grupit aktual, duke qenë se ekziston bindja se skuadra ka kualitet, por ka nevojë për më shumë ekuilibër dhe vazhdimësi në performancë. Megjithatë, largimet nuk përjashtohen. Ka disa futbollistë që kanë merkato dhe për të cilët mund të mbërrijnë oferta konkrete gjatë verës.

Në klub janë të vetëdijshëm se mungesa në Kupat e Europës do të ndikojë edhe në aspektin ekonomik, ndaj çdo ofertë e rëndësishme pritet të shqyrtohet me kujdes. Dy nga lojtarët që konsiderohen si asetet më të rëndësishme të merkatos janë Human dhe Dumbia. Të dy spikatën gjatë sezonit dhe kanë tërhequr interes nga klube të tjera. Në rast të ofertave të kënaqshme financiarisht, Partizani mund të mendojë edhe shitjen e tyre.

NEVOJA PËR LIDER, POR BESIM EDHE TE AKADEMIA – Një tjetër aspekt që po diskutohet në klub është edhe nevoja për afrime cilësore. Skuadra pati probleme në disa reparte gjatë sezonit të fundit dhe drejtuesit synojnë të ndërhyjnë aty ku ekipi shfaqi më shumë vështirësi. Reparti defensiv mbetet një nga prioritetet kryesore në merkato. Nga ana tjetër, te Partizani ekziston bindja se skuadra ka nevojë edhe për më shumë liderë në fushë. Në shumë ndeshje të sezonit që sapo u mbyll, ekipi vuajti mungesën e lojtarëve që marrin përgjegjësi në momentet vendimtare dhe që arrijnë të udhëheqin grupin në situata të vështira.

TË RINJTË- Klubi po mendon gjithashtu edhe për të ardhmen. Sezoni shumë pozitiv i ekipit U-19 ka shtuar besimin se disa prej talenteve të akademisë mund të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë në vitet e ardhshme. Drejtuesit synojnë t’u japin më shumë hapësira futbollistëve të rinj që kanë potencial. Në ambientin e të kuqve ekziston bindja se Partizani nuk ka nevojë për revolucion total, por për një projekt më të qartë dhe më të qëndrueshëm.

Objektivi i klubit mbetet rikthimi në nivelet më të larta të futbollit shqiptar dhe ndërtimi i një skuadre konkurruese për titullin kampion. Vera pritet të jetë intensive për Partizanin. Mes zgjedhjes së trajnerit, rinovimeve, afrimeve në merkato dhe largimeve të mundshme, drejtuesit kanë përpara një periudhë shumë të rëndësishme. Vendimet që do të merren gjatë kësaj vere pritet të përcaktojnë jo vetëm sezonin e ardhshëm, por edhe vazhdimësinë e projektit të klubit kryeqytetas.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Rashica: E treguam se dimë të luftojmë, shkojmë për 3 pikë
Sport

Rashica: E treguam se dimë të luftojmë, shkojmë për 3 pikë

26/09/2026
Fury-Joshua, zyrtarizohet përballja e madhe britanike
Sport

Fury-Joshua, zyrtarizohet përballja e madhe britanike

26/09/2026
FORMULA 1 / Kryevepër e Russell në Azerbajxhan, sinjal për rihapjen e kampionatit edhe pas mrekullisë së radhës të Antonelit
Sport

FORMULA 1 / Kryevepër e Russell në Azerbajxhan, sinjal për rihapjen e kampionatit edhe pas mrekullisë së radhës të Antonelit

26/09/2026
U vlerësua si lojtari i vitit në Angli, Bellingham: Krenari
Sport

U vlerësua si lojtari i vitit në Angli, Bellingham: Krenari

26/09/2026
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë
Sport

“Ndihmë” nga Dinamo para derbit, Partizani u kthehet përgatitjeve për kampionatin – Balkanweb.com – News24

26/09/2026
“Janë ekip i mirë, por më të fortë jemi ne”, sulmuesi bjellorus: Mund të mposhtim Shqipërinë!
Sport

“Janë ekip i mirë, por më të fortë jemi ne”, sulmuesi bjellorus: Mund të mposhtim Shqipërinë!

26/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rashica: E treguam se dimë të luftojmë, shkojmë për 3 pikë

Rashica: E treguam se dimë të luftojmë, shkojmë për 3 pikë

26/09/2026
Merr flakë kuzhina e hotelit në Gjirokastër (FOTO)

Merr flakë kuzhina e hotelit në Gjirokastër (FOTO)

26/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al