• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjarja në Bularat, Tavo thyen heshtjen me një qëndrim as mish e as peshk

31/10/2018
Tavo thyen heshtjen, flet për ‘tradhtarë’ brenda LSI-së në Gjirokastër: Punuan kundër fitores tonë!

Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka thyer heshtjen për ngjarjen e rëndë në fshatin Bularat ku RENEA vrau ekstremistin Kostandinos Kacifas. Disa ditë pas ngjarjes Tavo ka bërë një deklaratë në faqen e tij në Facebook. Ajo që bie në sy është gjuha e drunjtë që përdor deputeti, një deklaratë as mish e as peshk. Por për një gjë ai është i qartë, kërkon të mësojë të vërtetën, ndonëse ngjarja në vetvete nuk fsheh ndonjë konspiracion. Tavo nuk e dënon sulmin me armë të ekstremistit Kacifas ndaj policisë së Gjirokastës dhe forcave RENEA. Sikundër as nuk dënon vrasjen e tij, sic kanë bërë deri më tani organizata OMONIA, PBDNJ dhe një pjesë  mirë e mediave greke. Qëndrimi i tij është i kuptueshëm deri diku, pasi thellë në vetvete Tavo e di të vërtetën. Por ai nuk mund të mbajë një qëndrim radikal kundër autoriteteve shqiptare që ekzekutuan ekstremistrin, sikundër s’mund të mbajë një qëndrim kundër faktorit grek në Athinë dhe Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye deklarata e tij është as mish e peshk. Tha dicka për të mos thënë asgjë. Më poshtë deklarata e plotë. 

Pas vrasjes së minoritarit Konstandinos Kacifas, në Bularat të Gjirokastrës, opinioni publik, debatet në studio televizive, media e portale të ndryshme, analistë të njohur e të panjohur, patriotë e pseudo-patriotë, duket se po bëjnë të kundërtën e asaj që duhet bërë në raste të tilla: në vend që ruajmë qetësinë ne po e humbasin atë, e në vend që të apelojmë të gjithë së bashku për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe transparencë të nivelit të lartë të asaj çfarë ka ndodhur në të vërtetë, gishta drejtohen kuturu nga të dyja anët e kufinjve, fajtori gjendet vetëm me një të klikuar të telekomandës, apo me një status në facebook nga ndonjë cep gjeografik pa ditur se nga bie Bularati.

Ne që e njohim dhe e duam Bularatin, Dropullin, e të gjithë qarkun e Gjirokastrës, prej disa ditësh ndjejmë dhimbje. Vetëm e vërteta të çliron. Vetëm e vërteta shuan konfliktet e paqëna! Vetëm e vërteta nuk cënon marrëdhëniet midis kombeve. Vetëm e vërteta nuk i lejon ata njerëz me axhendë të fshehtë ta përdorin si diversion një vrasje ose për ta përdorur atë thjeshtë si temë diskutimi. Kam ndjekur me vëmendje prej disa ditësh këtë çështje në pritje të një raporti dhe zbardhje të plotë të ngjarjes.

Jeta e çdo njeriu është e shenjtë. Dhimbja e çdo familje është e pakrahasueshme.  Jeta e një njeriu, qoftë civil apo me uniformë policie, përpara se t’i përkasë një kombi, një qyteti, një fshati, i përket në rradhë të parë një qënieje, qënies njerëzore. Ne të gjithë jemi vëllazëria e njerëzve. Jetë-dashës, paqe-dashës, kombe-dashës, me më shumë dashuri se urrejtje, me gjëra që më shumë na bashkojmë sesa na ndajnë, ndaj këto ditë, duke mos u tunduar të biem në zemërime të paqëna, duhet të jemi më shumë se kurrë të bashkuar për të kërkuar vetëm një gjë të vetme – të vërtetën. Pasi vetëm ajo do të na çlirojë.

Nuk duhet të ketë vend për asnjë zemërim. E vërteta na çliron nga çdo zemërim.
#Transparence
#ZbardhjeSeVertetes
#SaMeShpejt

Related Posts

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim
Kryesore

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026
Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma
Kryesore

Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma

25/04/2026
Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta
Kryesore

Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta

25/04/2026
BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë
Kryesore

BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

Çfarë po ndodh me Partizanin? Të kuqtë po bëjnë edhe më keq se në periudhën më të errët

26/04/2026
Tirana, më shumë se një skuadër, solidaritet dhe humanizëm

Nga momenti më i vështirë në heroin e Tiranës, kush është lojtari që ndryshoi fatin e bardhebluve

26/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al