• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Ngjarje e madhe’ në Gjirokastër, Armand Hilaj ‘rreshton’ gjithë repartin zjarrfikës për t’i dhuruar… 10 radio dore (FOTO)

14/09/2018
‘Ngjarje e madhe’ në Gjirokastër, Armand Hilaj ‘rreshton’ gjithë repartin zjarrfikës për t’i dhuruar… 10 radio dore (FOTO)

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër ishin rreshtuar ditën e sotme përballë komandantit të tyre Kujtim Bizhga, prefektit Astrit Aliaj dhe kryetarit të Këshillit të Qarkut, Armand Hilaj. Natyrisht ishin thirrur edhe mediat, ndonëse nuk kishte ndonjë jubile apo moment të rëndësishëm ceremonial. ‘Ngjarja e madhe’ ishte as më shumë e as më pak, por thjesht… dhurimi i 10 radiove nga Këshilli i Qarkut te Shërbimi Zjarrfikës. Në kuadër të pompozitetit dhe manisë për t’u shfaqur në Tv, natyrisht që pati edhe fjalime rasti nga Bizhga, Aliaj dhe Hilaj.

Nuk është e qartë përse i mbante radio-marrëset Armand Hilaj dhe se si befas vendosi t’i dhuronte te punonjësit e zjarrfikësve, madje të organizonte me këtë rast edhe një ceremoni. A thua se po dhuronte pajisje të tjera më të domosdoshme sesa thjesht 10 radio dore, të cilat nuk është se kanë ndonjë kosto të madhe dhe mbase roli i tyre nuk është shumë deçiziv për aq kohë sa ekziston komunikimi me celular. Por kjo është cështje teknike dhe s’na takon të themi më tepër.

Ndoshta radiot ishin siguruar prej ndonjë donacioni apo institucioni tjetër dhe Këshilli i Qarkut vendosi t’i dhuronte. Shumë mirë, s’ka asgjë të keqe. Aq më tepër kur  sic thotë Hilaj, se kjo është hera e parë në 28 vjet që i dhurohet dicka repartit zjarrfikës. Por të paktën diçka të tillë mund ta bënit edhe pa zhurmë, pa ceremoni, pa kamera dhe ‘tam-tame’.

Nëse do të dhuronit fjala vjen ndonjë automjet të ri, veshje kundër zjarrit apo pajisje të tjera moderne, mbase mund të përligjej një ceremoni si kjo. Të rreshtosh gjithë repartin zjarrfikës për të dhuruar 10 radio është disi e tepëruar dhe të kujton historinë e dyshekëve dhuratë nga Kanadaja. Ishte një ngjarje në kufijtë e banalitetit dhe qesharakes. Armand Hilaj, Astrit Aliaj, Zamira Rami, Luiza Mandi e plot të tjerë ishin ‘rreshtuar’ në pritjen dhe shpërndarjen e 80 dyshekëve ndihmë nga Kanadaja për familjet e përmbytura në Gjirokastër. Njësoj edhe atëhere, mizanskena trajtohej si një ngjarje e madhe në qytet. ‘Shpëtimtarja’ për Gjirokastrën ishte një nëpunëse e ambasadës kanadeze në Romë që kishte ofruar ndihmën e vendit të saj. Histori e shkuar që s’ja vlen ta riprodhojmë më tej.

Shpresojmë që pas këtyre radhëve, Armand Hilaj të mos mërzitet, të mos fantazojë konspiracione se gjoja ne po e sulmojmë qëllimisht dhe madje për llogari të dikujt tjetër thotë ai lart e poshtë dhe se medemek duam t’i prishim  rrugën për kryetar bashkie në Gjirokastër. Qetësohu, Armand! ‘Kamikazët’ kërkoji në vend tjetër, jo këtu. Urojmë të bëhesh kryetar bashkie nëse të votojnë qytetarët. Bëhu edhe deputet, kryeministër dhe cfarë të kesh dëshirë. Po qe se do ishte kaq e thjeshtë kjo puna e ndikimit tonë si portal, direkt te garat për kryetar bashkie, deputetë apo kryeministra, këtu do ishte bërë nami, do kishim zgjedhje cdo vit. Për dijeninë tënde, jemi thjesht vëzhgues kritikë të asaj çfarë ndodh kryesisht në Gjirokastër dhe doemos që do të komentojmë aktivitetin publik të zyrtarëve në nivel lokal e qëndror, pa fyer askënd dhe pa shpifur kundër askujt. Për të tjerat, biem dakord për të mos rënë dakord. Ne të ‘kazanit’ kemi punën tonë, ju bëni tuajën. Populli vlerëson!  

Në kuadër të qasjes tonë kritike ishin edhe raportimet për tenderin e rrugës së fshatit tënd, që s’e morëm vesh asnjëherë me çfarë kriteri e përzgjodhe si investim. Sidoqoftë, ta gëzojë rrugën fshati dhe shpresojmë shumë që fabrika e prodhimit të asfalto-betonit për kompanitë fituese të jetë realisht më afër se 30 km nga kantieri i ndërtimit.

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026
Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm
Kryesore

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

25/10/2026
Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard
Kryesore

Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard

25/10/2026
Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti
Kryesore

Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti

25/10/2026
Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve
Kryesore

Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

25/10/2026
Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!
Kryesore

Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!

25/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026
Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

25/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al