Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Greqi. Mëngjesin e djeshëm një 53-vjeçar shqiptar kishte shkuar në një zonë me ullishte për punë bujqësore në Silida, ku edhe ka humbur jetën. Ai jetonte në atë zonë dhe kishte shkuar të punonte për kujdesin e pemëve. Njerëz që ishin në vendngjarje janë përpjekur ta ndihmojnë, ndërsa e kanë transportuar atë ende gjallë në Qendrën e Shëndetit Stylida, por më pas mjekët konfirmuan vdekjen. 53-vjeçari jetonte i vetëm në Stylida, ndërsa gruaja dhe katër fëmijët e tij jetojnë në Shqipëri.