• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngrohja e munguar në Teatrin e Gjirokastrës, nga ‘shuplaka’ e Ramës tre vjet më parë te ‘përplasja’ Rami-Kumbaro në skenë

12/11/2018
Ngrohja e munguar në Teatrin e Gjirokastrës, nga ‘shuplaka’ e Ramës tre vjet më parë te ‘përplasja’ Rami-Kumbaro në skenë

Dy ditë më parë gjatë një eventi me rastin e 50 vjetorit të themelimit të Teatrit ‘Zihni Sako’ në Gjirokastër, kryebashkiakja Zamira Rami i kërkoi publikisht ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, mbështetje për rikonstruksionin e godinës dhe në mënyrë specifike për ngrohjen e tij. Teksa pranoi pa komplekse që një pjesë e investimeve të rëndësishme në Gjirokastër janë mbështetur prej Ministrisë së Kulturës, kuptohet edhe sepse vetë ministrja është në zonën e saj elektorale,  Zamira Rami tha:

“Në takimin e ardhshëm teatral, ne ta kemi të rikonstruktuar godinën e teatrit , të paktën me ngrohje. Vjen dimër përpara dhe që të shijosh shfaqjet, të marrësh emocionet duhet të kesh disa kushte”.

Ndërkohë vetë ministrja Kumbaro u shpreh se patjetër që Gjirokastra e meriton një teatër më të mirë dhe kjo është arsyeja pse është gjithmonë në krye të listës kur vjen puna tek investimet. Ajo solli këtu në vëmendje edhe kritikën që i patën bërë disa ditë më parë në Kuvend për shpërndarjen e investimeve, duke favorizuar Gjirokastrën më tepër se çdo zonë tjetër.

Realisht Gjirokastra ka përfituar shumë investime nga qeveria qëndrore dhe me mbështetje të donatorëve të tjerë këto 5 vitet e fundit. Mjafton të përmendim faktin që përmes Ministrisë së Kulturës hyri në Gjirokastër Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit me restaurimin e Pazarit, si dhe Banka Botërore për restaurimin e kalldrëmeve. Shumë prej investimeve në Gjirokastër mbajnë ‘vulën’ e qeverisë sepse është logjike që ka më shumë mundësi financiare dhe kredibilitet më të madh për të hyrë në negociata me dontorët e huaj.

Të kuptohemi, nuk jemi dukë thënë që kjo është qeveria më e mirë në botë dhe se tani s’ka më nevojë për investime në Gjirokastër. Por nëse ndalemi specifikisht vetëm të ngrohja e teatrit ‘Zihni Sako’, çështje së cilës i mëshoi kryebashkiakja Zamira Rami, ngjan më shumë të jetë një ‘pasim topi’ nga Bashkia te Qeveria. Përse e themi këtë?! Të kërkosh një teatër modern dhe më të mirë në Gjirokastër natyrisht që është kërkesë legjitime dhe kërkon investim të madh prej qeverisë. Por nëse flasim së paku për ngrohje të sallës në kushtet ekzistuese, me siguri që ky është një investim i munguar nga vetë Bashkia Gjirokastër në këto 3 vite e pak qe drejtohet prej Zamira Ramit.

Pra, një sistem ngrohje me kaldaja mund të ishte realizuar nga vetë bashkia, ashtu sikundër u realizua në shkollat 9-vjeçare të qytetit disa muaj më parë. Aq më tepër nëse kthehemi pas në kohë, për ngrohjen e sallës ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që i lëshoi një ‘shuplakë’ Flamur Bimes e Zamira Ramit tre vjet më parë.

“Shumë respekt për rezistencën tuaj në këtë frigorifer, që mund të përballohet vetëm me dashurinë e madhe për Partinë Socialiste”- deklaronte Rama në dhjetor 2015 gjatë një takimi në Gjirokastër në kuadër të fushatës  “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë”.

Me siguri që kritika e tij i adresohej Flamur Bimes që për 12 vjet nuk e ngrohu që s’e ngrohu dot atë sallë, po aq edhe Zamira Ramit, edhe pse ajo kishte pak muaj që kishte nisur mandatin si kryebashkiake. Sot, rreth 3 vjet më pas s’ka ende një sistem ngrohje në atë sallë. T’i kërkosh para qeverisë për teatër të ri apo rikonstruksionin e atij ekzistues është krejt normale, por mungesa e ngrohjes me një sistem të thjeshtë kaldajash për gjithë këto vite, ngjan të jetë së tepërmi një dështim i Bashkisë Gjirokastër sesa përgjegjësi e qeverisë. Le të bëhemi seriozë, t’i kërkojmë qeverisë dhe Mirela Kumbaros fjala vjen mbështetje për rindërtimin e Aeroportit të Gjirokastrës. Ta ulësh stekën në ca kaldaja e tuba për sistemin e ngrohjes duket si muhabet banal që natyrisht mos prisni të preokupojë qeverinë. As këtë ekzistuesen dhe as të tjerat që do vijnë.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
Kryesore

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

24/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

24/07/2026
Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

24/07/2026
“Alarm i kuq” para Polonisë, Manaj e nis titullar me Sivasspor, por zëvendësohet pas vetëm 7 minutash

Lider te skuadra turke, trajneri i Sivasporit: Sikur ta kishim Manajn vjet…

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al