Stuhia “Ciaran” ka nisur dhe në Korçë. Mësohet se reshjet janë shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike në disa zona.
Sipas shtabit të emergjencave, e nesërmja pritet të ketë reshje me shtrëngata në disa pjesë të qarkut.
Ndërkohë, më herët, është raportuar se për disa minuta si pasojë e shkarjes së dherave është vështirësuar edhe qarkullimi i mjeteve në këtë aks rrugor Përmet-Tre Urat, pranë vendit Redhi i Badlonjës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar grupet e emergjencave civile si dhe ato të mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor, të cilët kanë mundësuar hapjen dhe largimin e dherave