Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ngacmimi seksual” një shtetas 51 vjeç, banues në Sarandë. Procedimi penal ndaj tij u krye pasi ka bërë kallëzim një shtetase 33 vjeçe, banuese në Sarandë, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.