Për nisjen e vaksinimit në Gjirokastër ka reaguar sot edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Përmes një postimi në Facebook, Çuçi thotë se ky proces do të finalizohet ashtu sic po bëhet edhe me rindërtimin.
“Vaksinimi antiCovid nis edhe në Gjirokastër. 👏👏👏 Dozat e para u bënë për të moshuarit e qendrës rezidenciale dhe mjekët e spitalit, për të vijuar më tej hap pas hapi sipas grupeve prioritare derisa ky proces të përfundojë dhe të çlirohemi njëherë e mirë nga virusi i rrezikshëm. Ashtu siç po vijojmë me rindërtimin duke bërë me shtëpi të reja ditë pas dite familjet që mbetën pa strehë nga tërmeti, ne do ta finalizojmë vaksinimin për të gjithë qytetarët. 😊 S’ka kohë për pushim dhe as nevojë që Shqipëria të kthehet te rrëmuja e rrënimi #PDLSI.”, shkruan Çuçi.