Një çift të moshuarish kanë rezultuar pozitiv në lagjen 15 tetori në Fier. Që në orët e para të mëngjesit grupet e dezinfektuesve vijojnë të bëjnë dezinfektimin e të gjithë ambienteve të pallatit dhe lagjes. Çifti Veliu banonin në katin e dytë e ndërsa jetonin të vetmuar. Ndërkohë momentalisht qyteti i Fierit ka 30 të infektuar, 8 të shëruar dhe 2 të vdekur.