• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Një ditë me Enver Hoxhën në gjimnazin e Tepelenës’

20/05/2019
‘Një ditë me Enver Hoxhën në gjimnazin e Tepelenës’

Nga Kastriot Dervishi

Gjithnjë strategjia komuniste si gjatë viteve të luftës e më pas, ka qenë helmimi i shkollave të mesme. Edhe sot, në mes të Tiranës, ish hetuesit e diktaturës që hiqen si “veteranë” zhvillojnë aktivitete haptazi komuniste për të përcjellë te brezat e rinj helmin e tyre sovjetik. Sjell sot një shembull nga qyteti i Tepelenës.

Muajt e fundit kemi parë si këtu nga kreu i bashkisë këndohet për terroristin më të madh që ka parë Shqipëria, kemi parë kërcënime nga “veteranët” komunistë për mosngritjen e kampit të internimit tela me gjemba, etj. Tani po ju sjell një shembull që sapo e lexova nga gjimnazi “Abaz Shehu”, i cili ka zhvilluar një orë me temë “një ditë në komunizëm”. Teksti i vetëm i lexueshëm (që është vlerësuar nga mësuesit me sa duket), ishte “punimi” i një nxënësje, e cila në se do ishte pyetur në lëndën e historisë, meritonte padyshim notën katër. Nxënësja shkruan:

“Enver Hoxha. Lindi më 16 tetor 1908. Ka qenë udhëheqës komunist, si kreu i shtetit nga viti 1944 deri në vdekjen e tij (42 vjet), si sekretar i parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Vdekja e tij shënoi fundin e një epoke. Shqiptarët e përcollën ngjarjen, me emocion dhe me ankthin e të nesërmes. Enveri u bë glorifikimi i Shqipërisë socialiste dhe u shpall burri më i madh i kombit. Disa institucioneve dhe universitetin e Tiranës morën emrin e tij. në Tiranë u ngrit një përmendore tre herë më e lartë se ajo e heroit kombëtar dhe një muze në nderim të veprën së tij”.

Nxënësja përcjell atë që ka dëgjuar e mësuar në shkollë. Ajo nuk e di se E.H. nuk ka qenë kurrë kryetar shteti. Ajo nuk di asgjë se në Shqipëri ka pasur një terrorizëm të pandërprerë të drejtuar nga Partia e Punës dhe E.Hoxha, se ka pasur një gjenocid ekonomik aq sa popullit nuk iu shqitën asnjëherë triskat e rreckat. Më shumë rëndësi për të kanë aspekte propagandistike të kohës, si shtatoret e diktatorit, cilësimi i tij si “burri më i madh i kombit” (një shpikje komuniste kjo në fakt) dhe “ankthi i së nesërmes” (d.m.th. që pas vdekjes së tij do ndodhë qameti, për të dhënë idenë se deri atë çast po jetohej mrekullisht). 

Nuk besoj se Ministria e Arsimit do e shohë me shqetësim propagandën komuniste nëpër gjimnaze sepse drejtues të saj në qendër e në qarqe, kanë formim komunist.

Related Posts

Pamje nga aksidenti tragjik, ky është motori që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti (FOTO)
Kryesore

Pamje nga aksidenti tragjik, ky është motori që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti (FOTO)

18/07/2026
E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti
Kryesore

E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti

18/07/2026
Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës
Kryesore

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës

18/07/2026
Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët
Kryesore

Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët

18/07/2026
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron
Kryesore

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron

18/07/2026
Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët
Kryesore

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

18/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pamje nga aksidenti tragjik, ky është motori që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti (FOTO)

Pamje nga aksidenti tragjik, ky është motori që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti (FOTO)

18/07/2026
E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti

E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti

18/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al