• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një kapitull mbyllet, një rrugëtim i ri nis për maturantët e “Pandeli Sotirit” (FOTO)

29/06/2026
Një kapitull mbyllet, një rrugëtim i ri nis për maturantët e “Pandeli Sotirit” (FOTO)

Katër vite përkushtim, sfida dhe kujtime u kurorëzuan me mbrëmjen tradicionale të promovimit për maturantët e shkollës së mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri”. Pas përfundimit të provimeve të Maturës Shtetërore, ata festuan mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të jetës. “Të rinjtë festuan katër vite të mbushura me sfida, përpjekje dhe ëndrra” , shprehet drejtoresha e shkollës Matilda Gushi

Për mësuesen Anthulla Kiçu, kjo mbrëmje është po aq emocionuese sa edhe për nxënësit. Pas viteve të kaluara së bashku, ata përcjellin një brez të ri, me bindjen se dijet dhe vlerat e fituara në shkollë do t’i shoqërojnë në çdo hap të jetës.

Një urim të veçantë përcolli edhe kryetarja e Bordit të Prindërve, Mirela Çabeli. Në emër të prindërve, ajo falënderoi drejtuesit dhe mësuesit për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar ndër vite. Si shembull të besimit ndaj kësaj shkolle pedagogjike, ajo solli faktin se binjakët e saj i kanë ndjekur të gjitha ciklet e arsimit , nga arsimi fillor, 9-vjeçar e deri në arsimin e mesëm pikërisht në këtë institucion.

Sipas saj, shkolla ka qenë një shtëpi e dytë për shumë familje, ku fëmijët jo vetëm kanë marrë dije, por janë formuar edhe si qytetarë me vlera, përgjegjësi dhe integritet. Ajo vlerësoi gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të mësuesve dhe drejtuesve në krijimin e një mjedisi ku cilësia në mësimdhënie ecën krah për krah me edukimin, respektin dhe bashkëpunimin.

Me emocionet e kësaj mbrëmjeje, maturantët mbyllin një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre. Përpara i presin sfida të reja, por edhe mundësi të reja për të ndërtuar ëndrrat e tyre. Ndërsa kujtimet e shkollës do të mbeten gjithmonë pjesë e rrugëtimit të tyre.

Related Posts

Pamje nga aksidenti tragjik, ky është motori që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti (FOTO)
Kryesore

Pamje nga aksidenti tragjik, ky është motori që i mori jetën gazetarit Enrik Mehmeti (FOTO)

18/07/2026
E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti
Kryesore

E rëndë/ Humb jetën në aksident gazetari Enrik Mehmeti

18/07/2026
Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës
Kryesore

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës

18/07/2026
Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët
Kryesore

Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët

18/07/2026
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron
Kryesore

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron

18/07/2026
Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët
Kryesore

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

18/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Finalja e madhe e Botërorit, formacionet e mundshme Spanjë-Argjentinë

Finalja e madhe e Botërorit, formacionet e mundshme Spanjë-Argjentinë

19/07/2026
Rekord pas rekordi, Lionel Messi nuk njeh limite, goli ndaj Jordanisë vendos një tjetër rekord për “yllin” argjentinas

“Kemi bërë histori tashmë”, Messi: Askush nuk e fshin dot, sonte jemi të gjithë bashkë

19/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al